Të bëhemi besimtarë përparimtar, e jo fanatik të autorëve injorantë

Sot islami ka fituar epitetin e një feje dhunshme që rrezikon çdo kënd që nuk është mysliman. Ky përceptim vjen si rrjedhoj e dhunës dhe terrorit i cili po shkaktohet duke u thirrë në Kuran dhe mësimet islame.
Në fakt kjo nuk ka asgjë të bëjë me të vërtetën, ngase dhuna dhe terrori jae të ndaluara. Në islam ndalohet çfarëdo dëmtimi ndaj të gjitha krijesave të Zotit.
Dhuna dhe terrori nuk kanë bazë në fe, ato janë më bazë në ideologjitë destruktive që duan t’i nënshtrojnë popujt dhe t’i bëjnë injorant ata.

Muslimanët janë komunitet i dijes.
Fjala e parë e zbritur në Kuran, është fjala “lexo”, andaj muslimanët duhet të jenë përparimtar dhe nxënës të dijes.
Nxënja e diturisë është prej veprimeve me fisnike dhe e ngritë njeriun. Devotshmëria nuk kufizohet në të jetuarit si në kohërat parahistorike, duke udhëtuar me deve nëpër shkretëtirë, e duke jetuar nëpër shpella. Qytetet si Bagdadi kanë qenë shumë më të civilizuara para një mijë vite, se sa që janë tash. Krejt kjo shkaku i përhapjes së ideologjive shpellare që ua kanë shpëlar trurin njerëz dhe i kanë shndërruar ata në injorant.

Ky proces ua ka bërë të mundshëm predikuesëve ekstremist që të nënshtrojnë besimtarët kinse në emër të fesë.
Ekstremistët nuk duan besimtar të zgjuar e përparimtar, ngase ashtu nuk mund ta manipulojnë masën.
Besimtarët nuk duan të bien pre e broçkullave ekstremiste.
Besimtari duhet të jetë produktiv dhe i dobishëm për shoqërinë. Myslimanët duhet t’i kthehen diturise, ti kthehen bibliotekës dhe librit.
Mos të bëhemi hipokrit duke shfrytëzuar të arriturat shkencore e teknologjike të jomyslimanëve dhe plus t’i mallkojmë ata. /foltash/


Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

49 − 48 =