Të ashtuquajturin Kalife e llogaritën si pasardhës i familjes së Muhamedit a.s.

Në zanafillën e konfliktit në Siri e sidomos menjëherë pas daljes apo shfaqjes së të ashtuquajturit Kalif, propaganda e tyre dhe e njerëzve apo celulave rrjedhëse të saj, filluan me llogaritjen e shëmtuar deri në masën sa që e quajtën kalifen Bagdadi si pasardhës i familjes së Muhamedit a.s. Për të arritur të bindin edhe më shumë celulat e tyre se ata kanë lider që buron nga Muhamedi a.s. Sollën edhe historik të manipuluar të gjoja familjes profetike. U ligjërua dhe u fol gjatë deri në atë masë sa që nuk hezituan ta llogarisin edhe të ngritur lart në shkalla të profetësisë. Harruan që edhe nga familja e Muhamedit a.s. pati të shumtë që e luftuan dhe nuk e deshën Muhamedin a.s. Duke filluar edhe nga familja e ngushtë e tij që ishin kundërshtarë të rreptë e të hapur ndaj të Dërguarit.

Ibrahim Auad Ibrahim Ali al-Badri al-Samarai i lindur në Samara të Irakut, me një historik të ndryshkur dhe pa asnjë lidhje me familjen apo trashëgiminë profetike. E ngriti veten dhe celulat e tij duke përdhosur të ndershmit e familjes së Muhamedit dhe duke e radhitur veten si pjesë e tij. Por strategjia e grupeve ekstremiste është e këtillë. Kur duan të bëjnë për vete ithtarë dhe ndjekës, i bindin me trillime e gënjeshtra siç është edhe me rastin e liderit të alkaidës Osama bin Lden. Edhe atij i patën thënë se është nga familja e pejgamberit. Sa përfunduan krimet mbi njerëzimin më nuk iu dëgjua zëri as atyre e as të ashtuquajturës familje pasardhëse e Muhamedit.

Fundja, Kur’ani ka rrëfyer qartë që popujt i kaluar i takojnë të kaluarës dhe popujt e tashmen të tashmes. Grupimet ideologjike duhet të marrin fund me gjithë shpifjet e gënjeshtrat në emër të Islami dhe familjes së Muhamedit. Askush nuk e ka të drejtën apo autorësinë që të thirret në emër të askujt që tashmë i takojnë të kaluarës.

Postime te ngjajshme