Sot ideologjia vehabiste është sinonim i përçarjes, prapambeturisë, vrasjes, frikës e terrorit

Besimtarët janë më të kanosur sot nga rreziku i vehabizmit, i cili nëpërmjet hoxhallarëve të vetshpallur ka arritur të mishërihet me fenë islame. Ideologjia vehabiste është ideologji e injorancës e cila ushqehet nga feja. Duke qenë se vehabizmi është një ideologji destruktive dhe e absurde, ajo nuk mund t’i bejë ballë argumentit dhe logjikës së shëndoshë.
Në mungesë të argumenteve për absurditetet e tyre, vehabistët mundohen që këtë hendikep ta zëvendësojnë me vrazhdësi, sulme dhe linçime ndaj çdokujt që i kundërshton apo nuk mendon si ata. Sulmet, etiketimet, sharjet dhe fyerjet më bizare që iu bëhen sot besimtarëve mysliman, vijnë nga vehabistët.

Vehabistët janë duke u munduar që me çdo kusht ta marrin primatin dhe ta zëvendësojnë islamin me vehabizëm.
Injorantët duan ta zëvendësojnë islamin me ideologji që e ka shndërruar lindjen e mesme në gërmadhë dhe varrezë masive të të pafajshmëve. Vehabizmi si ideologji radikale dhe ekstreme, është dëshmuar tashmë se është proces i degjenerimit shoqëror, i cili shkatërron çdo vlerë. Rezultati i viteve të tëra të indoktrinimit vehabist në Kosovë dhe Shqipëri, ishte shkuarja e qindra shqiptarëve për tu bërë pjesë e organizatës famkeqe, terroriste ISIS.

Pra të gjithë ata që u indoktrinuan nga vehabizmi, përfunduan si terrorist që shkuan të vrasin gra, pleq, fëmijë e njerëz të tjerë të pafajshëm. Madje këta terrorist, nga Siria kërcënonin hoxhallarët dhe popullin e Kosovës, duke thënë se do i vinte radha edhe vendit tonë për ta shijuar “luftën e shenjtë”.
Sot ideologjia vehabiste është sinonim i përçarjes, prapambeturisë, vrasjes, frikës e terrorit. Duke parë se çfarë dëmesh të mëdha po i sjell shoqërise ideologjia vehabiste, atëherë mund ta krahasojmë atë me vetë djallin. Djalli i mallkuar synon t’i përçajë njerëzit, t’i devijoj besimtarët dhe të shkaktoj çrregullime në tokë, dhe pikërisht këtë gjë është duke e shkaktuar ideologjia vehabiste e ISIS-it.
Shkaku i këtij rreziku, FOLTASH gjithmonë është përpjekur që t’i shërbej popullit dhe vendit, duke e bërë shoqërinë të reflektojë e të vetëdijësohet nga dëmet e mëdha që sjellin ideologjitë radikale dhe ekstreme.
/Foltash/

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

+ 79 = 86