Sot, dita e fundit e agjërimit por jo fundi i adhurimit.

Me shpresë që Ramazani ta ketë luajtur në ne rolin e tij, veç tjerash: si energji speciale vjetore, si stabilizator dhe prishës i rutinës në adhurimet tona ditore, si ndryshues, gjegjësisht zëvendësues i vetive të dobëta të personalitetit tonë me cilësi pozitive.U mbajtën ligjërime të shumta, të çmuara rreth vlerës dhe shpërblimeve në Ramazan.-Është folur, si zakonisht, veç tjerash, rreth shumësisë së hatmeve në Ramazan, veç sikur të vihej akcenti i ligjërimit këtu fillimisht edhe më tepër rreth vlerës së meditimit në Kuranin i cili para se si recital zbriti si mesazh për ne.-

Janë mbajtur ligjërata të çmuara edhe rreth vlerës së dhënies, shumica prej tyre brenda domenit tash më të konceptuar në trurin mysliman se kur flitet për dhënien në Islam, zakonisht mendohet: dhënia e dikujt iftar, shpërndarja e pakove ushqimore, hapja e një pusi për ujë të pijshëm e të ngjashme.Ndërsa nga një vështrim kritik nëpër Kuran rreth konceptit të vepër mirësisë dhe personazheve që i apostrofon ai brenda kopërtinave, do të mahnitemi nga një kolorit shumë më tepër dimensional i vepër mirësisë se sa ai të cilin rrethanat përgjatë historisë arritën ta ngulisin në mentalitetin e besimtarëve.Në Ditën e Dëshmive, dëshmoftë për e jo kundër nesh ky Ramazan!Amin

dr. Besim Arbanashi

#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

41 − 35 =