Sjellja e mirë, praktikisht, është posedimi i karakterit dhe vlerave të larta..!

Sjellja e mirë, praktikisht, është posedimi i karakterit dhe vlerave të larta. Ajo i përfshin edhe aktet, edhe veprimet e mira. Kodi i sjelljes është aspekt që është i urdhëruar për t’u ndjekur nga myslimanët. Veç kësaj, një që e zbaton këtë kod, si rrjedhim, do ta fitojë edhe dashamirësinë e qenieve njerëzore.

Argumente nga Kur`ani

1) “Adhurojeni Zotin e mos i shoqëroni Atij asnjë send! Silluni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj jetimëve, ndaj të varfërve, ndaj fqiut të afërt, ndaj fqiut të largët, ndaj shokut pranë vetes, ndaj udhëtarit të largët dhe ndaj robërve!” (Kur`an, 4: 36).

2) “Zoti nuk e do publikimin e shprehjeve të këqia përveç (publikimit) të atij që i është bërë padrejt. All-llahu është dëgjues, i dijshëm!” (Kur`an, 4: 148-149).

3) “Thuaj: Ejani t’jua lexoj atë që me të vërtetë ju ndaloi Zoti juaj: të mos i shoqëroni Atij asnjë send, të silleni mirë me prindërit, të mos i mbytni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë, sepse Ne ju ushqejmë ju dhe ata, mos t’u afroheni mëkateve të hapta apo të fshehta, mos ta mbytni njeriun, sepse mbytjen e tij e ndaloi Zoti, përpos kur është me vend! Këto janë porositë e Tij, kështu që të mendoni thellë! Mos iu afroni pasurisë së jetimit derisa ai ta arrijë pjekurinë, (mund t’i afroheni) vetëm në mënyrë të mirë, zbatoni me drejtësi masën dhe peshojën. Ne nuk ngarkojmë asnjë njeri përtej mundësive të tij! Kur të flitni (të dëshmoni), duhet të jeni të drejtë edhe nëse është çështja për (kundër) të afërmit dhe zotimin e dhënë Zotit plotësonie! Këto janë me çka Ai ju porosit kështu që të përkujtoni!” (Kur`an, 6: 151-152).

4) “Zoti urdhëron për drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe nga dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim. Meqë keni premtuar, pra, zbatojeni premtimin e dhënë ndaj Zotit, e mos i prishni betimet pasi i keni vërtetuar ato, duke qenë se Zotin e bëtë garant tuajin! Vërtet, Zoti e di se çka punoni!” (Kur`an, 16: 90-91).

Foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

83 − = 80