“Sikur të dëgjonim dhe mendonim, ne nuk do të ishim ndër banuesit e zjarrit”.

Në kuadër edhe të vizionit tonë që duam të përçojmë është edhe thirrja e vazhdueshme që të bëhemi prej atyre që dëgjojmë ligjërime por paralelisht i mendojmë ato. Mendimi i gatshëm dhe ndjekja e tij më sy mbyllur duke u bërë prej atyre që dëgjojnë e nuk mendojnë, krijon një rreth të besimtarëve të dëgjueshëm që nuk mendojnë dhe nuk meditojnë atë që lexuan dhe dëgjuan.Kështu pra ky citat Kuranor tregon për të shkuarën e disa njerëzve që edhe nuk dëgjonin por edhe nuk mendonin fare.

Pra nuk e lodhnin trurin fare për të menduar e logjikuar.Kurse sot po përsëritet e njëjta frazë: Dëgjoni e mos mendoni.! Këtu na shfaqet rreziku i paraqitjes së ndjekësve injorantë që dëgjojnë por nuk mendojnë. Kjo shpie në pasues dhe fetarizëm të mbështjellë me hipokrizi maksimale. Ndjekës që i nënshtrohen mendjes së tjetrit, kurse dhunojnë duke e mbyllin trurin e tyre dhe për t’u bërë rob të trurit tjetër.

Ne nuk synojmë të kemi besimtarë që vetëm dëgjojnë. Krahas kësaj ata duhet që atë që e dëgjojnë t’i bëjnë një analizë duke përdorur mendjen e tyre.T’i thuash dikujt sot se s’ke përse ta përdoresh mendjen me arsyetimin se kinse kanë menduar dijetarët më parë, është çmenduri dhe shkatërrim i një shoqërie të tërë.Nëse të quajturit dijetarë mysliman menduan para rreth 10 shekujve, ata menduan për vete e jo për kohët e sotme.Dija dhe dituria sot, mbi tejkalon mbi çdo dituri të gjithë shekujve të mëparshëm.

E dëshmi e kësaj është ky zhvillim i jashtëzakonshëm i shkencës dhe teknologjisë së kohëve të sotme. Ndaj kur dikush synon të shkatërroj një shoqëri nën thirrjen kinse të petkut fetar, sot i ofron mendimin e gatshëm që duhet ndjekur.S’ka mendim të gatshëm, sepse ata që nuk krijojnë mendimin e tyre, nuk mund të kenë progres me mendimin e shkuar të kohëve të shkuara.Dhe thanë: “Sikur të dëgjonim dhe mendonim, ne nuk do të ishim ndër banuesit e zjarrit”.

Mulk 10

#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

95 − 85 =