Si u shpik vehabizmi?!

Ideologu i vehabizmit, Muhamed Ibn Abdul Vehabi ishte një fanatik i cili i etiketonte të gjithë armiqtë e tij si heretik. Ideologjia vehabiste është e rrënjosur më së shumti në Arabinë Saudite, ku kushtëzon ligjin dhe rregulla të rrepta të jetesës së përditshme. Vehabizmi lulëzoi së pari në shkretëtirën e Arabisë qendrore në mes të shekullit 18, ku themeluesi i saj fanatik dhe puritan Muhamed bin Abd el-vehab lidh një pakt me të parët e familjes Saud, familje që tani është në pushtet. Si shkëmbim për përkrahjen e ithtarëve të Vehabit në luftërat ekspansioniste, Muhamed (ibn) Saudi u premtoi atyre se do ta përhapte Vehabizmin në territorin e tij.

Muhamed Ibn Saudi kishte përqafuar thirrjen e Ibn Abdul Vehabit dhe kishte premtuar mbështetjen e saj. Ky pakt mes një ideologu fetar dhe një lideri politik i një shteti, ishte në realitet një bashkëdyzim interesash ideologjike, e gjeo-politike për të ardhur në pushtet. Vehabi i etiketonte të gjithë ata që nuk pajtoheshin me mendimet e tij si heretikë dhe felëshues, dhe me këtë e arsyetonte përdorimin e forcës për ta imponuar doktrinën e tij. Si rezultat i kësaj, ai mund të shpallte xhihad ose luftë të shenjtë kundër muslimanëve. Policia hynte dhe i bastiste shtëpitë dhe e rrihte pronarin, nëse tek ai tymosej duhani. Duke u bazuar në urdhrin e Profetit që Varri im të mos bëhet vend për pelegrinazh, fanatikët Vehabistë gati sa nuk e shkatërruan varrin e Profetit në vitin 1926. Vehabizmi shquhet për imponim të rregullave strikte.

Sot vehabizmi është ideologjia zyrtare në monarkinë e Arabisë Saudite, ideologji, nëpërmjet së cilës mbahet pushteti i familjes Saud. Monarkët e lidhur me vehabizmin mundohen ta përhapin këtë ideologji në mbarë botën, duke e paraqitur si vetë fenë islame. Myslimanët ne përgjithësi, e shqiptarët në veçanti, duhet ta kuptojnë se vehabizmi nuk është feja islame. Ajo është një shpërfytyrim i fesë, një ideologji synon indoktrinimin e besimtarëve. Sot, nëpërmjet kësaj ideologjie që i shërbeu familjes Saud për të marrur pushtetin në arabi, po synohet që të shtrihet ndikimi dhe pushteti mbi të gjitha vendet islame, duke tentuar të shuhen kombet, dhe të asimilohen popujt në një kulturë, e ideologji destruktive që po shkatërron vendet islame përgjatë orientit.

/Foltash/

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

+ 48 = 56