Si ndodhi ndarja e muslimanëve në shkolla juridike e ideologjike

Rreth 30 viteve pas ndarje së Muhammedit a.s. nga jeta e tij, në vitin 632, myslimanët u ndanë politikisht rreth Kalifatitit Islam ( lidershipit suprem politik). Gradualisht, këto dallime u thelluan aq shumë ideologjikisht sa që erdhi deri tek ndarja e myslimanëve në dy drejtime të kryesore ( sunite dhe shiite), si dhe tek themelimi i një drejtimi tjetër më të vogël të quajtur (havarixhi – heretikë ) Këto drejtime të lartpërmendura, me kalimin e kohës themeluan edhe shkollat e tyre të metodologjisë juridike ( Medh-hebet) për zbërthimin dhe komentimin e së drejtës sheriatike. Sunitët themeluan 4 medh-hebe kryesore : Hanefi, Maliki, Shafi-i, Hanbeli, të cilat datojnë që nga shekulli i VIII-të. Ndërsa, shiitët themeluan dy drejtime të tyre kryesore : Xha`feri, si pasues të “12 imamëve të pagabueshëm”, si dhe drejtimin Zejdi, të quajtur ndryshe “pesëshat”, sipas 5 imamëve pasues të tyre, pastaj medh-hebi tahriri, i lindur në Andelusi ( sot nuk ka aq numër të madhe të tahririive, mirëpo studiuesit ende e konsiderojnë metodologjinë e këtij medh-hebi si të vlefshëm), si dhe Ibaditë të cilët themeluan medh-hebin e tyre të pavarur. Të gjitha këto drejtime së bashku përbëjnë numrin e 8-të medh-hebeve në mesin e myslimanëve . Kurse, brenda këtyre tetë medh-hebeve të myslimanëve ekzistojnë edhe shkolla të ndryshme të mendimit dhe filozofisë. Shumica dërmuese e sun-nitëve, me përjashtim të selefitëve dhe vehabistëve (të cilët në origjinë janë Hanbeli, por me formulim të ri të akides sunite), ndjekin doktrinën e besimit Eshai-Maturidi. Këtu duhet të përmenden edhe sufistët- mistikët ( që afërsisht një e treta sunite është e shoqëruar me misticizëm). Brenda shi-izmit ekziston minoriteti Ismaili ( “Shtatëshat”, sipas pasimit të shtatë imamëve të pagabueshëm ). Ismaili-itët kanë dy degëzime: a. Davudi Buhara, të cilët e ndjekin drejtimin juridik fetar të Kadi Nu`manit, e që në parim janë Shafi të përzier me fik-hun Sha`feri, të themeluar nën patronazhin e liderit të tyre, Sulltanit të Buharas. b. Nizaritët, të cilët e pasojnë imamin e tyre të “gjallë”, të quajtur Agha Khan. Sunitët sot përbëjnë 90% të myslimanëve në botë, shi-itët 9%, havarixhët radikal nuk ekzistojnë më, të cilët janë zëvendësuar nga Ibadi-tët, e që përbëjnë më pak se 1%. Ibaditë kanë arritur të mbijetojnë në Oman si dhe në Saharën Jugore. Xha`feritë janë të përqendruar në Iran dhe Irak, si dhe në numër të vogël në shtetet e Gjirit Persik, Siri, Liban, Pakistan, Indi dhe Afganistan. Shikuar nga perspektiva filozofike mund të thuhet se ndarjet dhe nënndarjet e myslimanëve mund të përkufizohen në tri lloje kryesore: I. Tradicionalistët, të cilët respektojnë medh-hebet-shkollat e para juridike të themeluara në shekullin VIII-të, e të cilët sot përbëjnë 90% të myslimanëve në botë. II. Fundamentalistët, të cilët sfidojnë 1400 vitet e pranimit të islamit tradicional- në emër të kthimit mbrapa, ashtu siç besojnë ata, kinse në epokën e Muhamedit a.s, numër i cili nuk tejkalojnë më shumë se 5% të gjithë myslimanëve në botë. III. Modernistët, të cilët besojnë në komprometimin dhe ribërjen e traditës islame e cila i përshtatet rrethanave bashkëkohore. Ky grup nuk tejkalon më shumë se 3 % e të të gjithë myslimanëve në botë. Me gjithë dallimet, të cilat u cekën më lartë, myslimanët arrijnë numrin e tyre total në 1.7 miliardë, nga 7 miliard banorë sa numëron gjithsejtë sot bota. Të gjithë myslimanët janë të një pajtimi për 5 shtyllat e Islamit, si dhe për 6 kushtet e Imanit-besimit, të cilat i konsiderojnë si pjesë të përbashkët të besimit të tyre. Shih: Ghazi bin Muhammad, Kitab Ijma` Al-Muslimin `ala Ihtram Madhahib al-Din, ( 3rd ed.,2006 RABIIT) Përktheu nga gj. Angleze Xhabir Hamiti

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

44 − = 36