Shyqyr që askush nuk i ka në dorë çelësat e xhenetit edhe pse ka pretendime..!

Arsyeja e këtij shkrimi është supozimi dhe hamendja e disa se e kanë të drejtën dhe diturinë e mjaftueshme rreth asaj se kush do të jetë në xhenet e kush në xhehenem.

Pra është një çështje që përveç se krijon konfuzion, gjithashtu edhe e zbeh dhe e lë të mangët trajtimin Kuranor të kësaj çështjeje.

Nëse e shohim me kujdes dhe maturi citatet Kuranore, ato janë të qarta sa i përket gajbit-të fshehtës absolute. E fshehtë absolute është vetëm në Dijen e të Madhit Zot.Siç është, shpirti, e nesërmja, dita e gjykimit dhe xheneti e xhehenemi. Këto janë gajb, kështu pra i quan Kurani, të fshehta që i di Vetëm Zoti.

Nëse pra e lexojmë këto citate atëherë do vijmë në përfundim se askush nuk e ka diturinë rreth asaj se ku e kanë njerëzit vendin në botën tjetër.Çdo pretendim apo përpjekje për të vulosur fatin e dikujt për të ardhmen e botës së fshehtë është i pa saktë dhe nuk duhet besuar.

Sikur ta kishte dikush në dorë këtë çështje atëherë me shumë besueshmëri themi se askush përveç tij nuk do të mund të hynte në xhenet, pra do e shndërronte pronë të veten.Pra mëshira-rahmeti dhe dashuria e nderimi nga Zoti është i jashtëzakonshëm, sepse këtë çështje e ka në ekskluzivitetin e Vet, Zoti, e askush tjetër.

#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

− 2 = 3