Shtypja e gruas është rezultat i vehabizmit e jo i islamit

Mohimi i të drejtave dhe shtypja e gruas është gjë e zakonshmme në shtetet e ashtuquajtura islame të vendeve të lindjes. Vazhdimisht kemi parë nëpërmjet televizioni se si cenohen të drejtat e grave në vendet arabe. Në këtë pjesë të botës, sistemi i efër patriarkal gjithmonë ka shtypur gruan, madje edhe ka abuzuar me të. Lëvizja e lirë, udhëtimi, vozitja e makinës, shkuarja në teatër, kinema, apo edhe drekimi në restoran, ka qenë dhe vazhdon të jetë i pamundur për gratë ne vendet ekstremiste si p.sh. Arabia Saudite. Duke qenë se islami si edhe fete e tjera monoteiste ka burim orientin, njerëzit mendojnë se kjo pjesë e botës edhe janë praktikues të rrept të fesë. Megjithatë kjo nuk është kaq e thjeshtë. Vendet arabe si Arabia Saudite dhe simotrat e saj, ka kohë që kanë instaluar sistem monist në qeverisjen e vendeve të tyre. Kjo është arritur nëpërmjet indoktrinimit, ku feja është zëvendësuar me ideologji. Udhëheqësit e paskrupullt kanë shpëlarë trurin e besimtarëve dhe vazhdojnë akoma ta bëjnë këtë, me qëllim të qëndrimit në pushtet, ngase një popull i indoktrinuar e i shndërruar në dele nuk do ta kundërshtoj asnjëherë monarkun e tyre. Andaj edhe trajtimi çnjerëzor dhe abuziv ndaj gruas vjen si pasoj e ideologjisë, përkatësisht vehabizmit, e asesi islamit. Islami trajton gruan në mënyrën më të mirë të mundshme. Kurani trajton çështjen e gruas në të gjitha gjendjet e saj, qoftë si nënë, vajzë, motër, bashkëshorte, grua e ve, e tjera. Kurani na mëson se burri dhe gruaja janë të barabartë në humanitetin e tyre. Keqtrajtimi fizik, diferencimi shoqëror, pastaj detyrimi për të mbuluar fytyrën dhe veshja e rrobave denigruese, të gjitha këto janë elemente të trashëgiara nga periudha paraislame e injorancës qe vehabizmi e ka inkorporuar në ideologjinë e vet. Andaj ideologjitë që e kanë shndërruar gruan në objekt dhe abuzojnë me të, nuk kanë fare bazë fetare, e si të tilla nuk kanë vend as në trojet shqiptare ku gruaja është sinonim i çdo vlere. Editorial – Foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

3 + 2 =