Shtrembërimi i Islamit me tregime të rreme..!

I shenjtërojnë njerëzit e nuk merren me Kuranin. Esenca e fesë Islame është Kurani e jo tregimet e rrëfimet kinse nxitëse dhe joshëse. Krijuan ndjekës me premtimin e të quajturve hyri-femra, në xhenet.Krijuan ndjekës me premtimin e ekzistimit të alkoolit në xhenet dhe gjërave të shumta që Kurani nuk i llogaritë ashtu siç shpjegohen.

Krijuan ndjekës nën pretekstin e fitimit të xhenetit duke shkelur mbi njeriun, nderin dhe jetën e tij. Shkruan tituj të mëdhenj me libra të shumta kinse po mbrojnë Islamin, ndërsa në brendinë e atyre librave fare nuk përmendet Kurani.Se a është sot Islami në krizë a jo, mjafton t’u vihet vëmendje disa shpjeguesve fetar se çka në realitet flasin e rrëfejnë.

Na flasin për dhunën, urrejtjen dhe injorancën.Na flasin se si Kurani thotë Lexo, kurse në realitet prodhojnë ndjekës që duhet besojnë atyre fare pa lexuar.Na flasin me miliona libra të shkruara për ambientin e pastërtinë kurse në realitet janë shembulli më i keq i saj.Folën sipërfaqësisht për kuptimin e fjalës Islam-Paqe, kurse prodhuan ndjekës të dhunës dhe mos tolerimit ndaj tjerëve.

Kurani tha: Punoni, e në realitet u flasin ndjekësve se kjo botë është ferr e tjetra është reale.Lutemi që të mos jemi prej atyre në botën tjetër ku Muhamedi a.s. do të thotë: O Zot, populli nuk e mori seriozisht Kuranin dhe e lanë pas dore.

#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

67 − = 66