Shtet ndërtimi, obligim dhe falënderim ndaj Zotit

Shteti luan rrol të rëndësishëm në jetën e njerëzve, ngaqë fati i popullit është i lidhur ngusht me vet fatin e shtetit. Vetëm ata që janë në mërgim apo të internuar ia dinë më së miri vlerën e shtetit të vet dhe vendlindjes, ngase vetëm pasi njeriu e humb një gjë, ai e kupton rëndësinë dhe peshën që e ka pasur ai send i humbur. Shqiptarët gjithmonë janë njohur si popull që me vetëmohim e devotshmëri i kanë shërbyer vendit dhe interesit kombëtar. Përgjatë historisë së lavdishme të popullit shqiptarë, shohim sakrifica të panumërta të njerëzve të mëdhenj, të cilët e deshën shqiptarinë me gjithë qenien e tyre. Sakrificat sublime të shqiptarëve që nga koha e rilindëseve, e deri tek dëshmorët dhe martirët e luftës së fundit në Kosovë, tregojnë për një atdhedashuri dhe vetëmohim të pashembullt për komb dhe shtet ndërtim. Atdheu është dhuratë nga Zoti i Madhërishëm, kështu e kanë kuptuar rilindësit tanë, dhe kështu duhet ta kuptojmë edhe ne. Njëherë besimtarë të mirë janë ata që e ruajnë e çmojnë dhuratën e Zotit, ata që duan trojet arbërore dhe kombin shqiptarë. Të punuarit për ndërtimin e shtetit dhe sigurinë e popullit, është obligim edhe ndaj Zotit, meqë me këtë njëherit tregohemi falënderues ndaj të Madhit Zot. Andaj secili duhet kontribuar për ngritjen e shtetit dhe kombit, dhe këtu nuk ka kontribut të vogël apo të parëndësishëm, sepse çdo angazhim dhe përpjekje është me vlerë dhe i çmuar. Shqiptarët si asnjëherë më parë duhet vendosur interesin kombëtar mbi atë personal apo grupor. Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve që dhanë jetën për vendin e kombin.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

73 − 68 =