Shqiptarët shembull i solidaritetit

Shqiptarët jemi popull që kemi përjetuar padrejtësi të mëdha. Shtypje, represion, tirani dhe vështirësi nga më të ndryshmet kanë rënduar me shekuj popullin tonë, andaj askush më mirë se ne nuk e di se çka është sakrifica, dhe se çfarë domethënie të madhe ka solidariteti. Vuajtjet që shqiptarët Kosovës kanë pasur gjithmonë për kombin janë të mëdha. Shqipëria, kombi shqiptarë dhe flamuri kuq e zi kanë qenë gjithnjë preokupim dhe ideale të shqiptarëve në Kosovë. Andaj duke patur parasysh këtë, fatkeqësia që goditi Shqipërinë këto ditë, ishte një tragjedi mbarë kombëtare, ku i prekur pa masë mbeti çdo shqiptarë. Kjo u vërejt nga organizimi i shpejtë për t’ju dalur në ndihmë viktimave të tërmetit. Thuajse nuk ka mbetur shqiptarë nga Kosova që në një mënyrë apo tjetrën, dhe sa do pak që nuk ka kontribuar materialisht për dërgimin e ndihmave humanitare në Shqipëri. Janë pikërisht rastet e këtilla të dhimbshme ku shqiptarët gjithmonë kanë treguar humanizëm dhe solidaritet të pashembullt. Qytetet shqiptare duhen rindërtuar po ashtu, të mbijetuarit duhen ndihmuar që të strehohen e rimëkëmben. Këtë qëllim shqiptarët do ta realizojnë së bashku. Bashkimi bën fuqinë, kurse shqiptarët do të tejkalojnë edhe këtë sprovë, për t’u bërë edhe më të fortë se që ishin. Zoti i bekoftë trojet shqiptare dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

42 − = 36