Shqiptarët janë vëllezër pa dallim feje

Sa i përket përkatësisë fetare, ne, shqiptarët jemi popull heterogjen. Megjithëse kjo është vlerë për ne, sepse jemi edhe shembull i tolerancës dhe bashkjetesës, fanatikët fetar nganjeherë kanë sulmuar këto vlera me synim për të shkaktuar polarizime në shoqëri. Besimi dhe përkatësia fetare janë e drejt dhe zgjedhje personale e çdo individi. Secili person ka të të drejtën të zgjedhë se në çfarë do të besoj, apo ndoshta edhe të mos besoj fare. Liria e besimit është liri themelore e çdo njeriu. Njëherit në Kuranin Fisnik, Zoti na tërheq vëmendjen se po të donte Ai, do t’i bënte të gjithë njerëzit besimtarë. Pra Zoti nuk ia ka caktuar, e as përcaktuar besimin askujt paraprakisht, por i ka lënë njerëzit te lirë që te zgjedhin vetë. Në anën tjetër, kombësia na është përcaktuar neve si popull. Kombësia është dhuratë dhe begati nga Zoti i Madhërishëm, dhe ajo na takon të gjithëve. Andaj nuk duhet asnjëherë të ketë ndasi dhe përçarje ne popull shkaku i besimit apo fesë, çështje të cilat janë shumë private dhe personale. Trojet shqiptare dhe kombi janë të të gjithë shqiptarëve pa dallim. Nuk ka rëndësi se çfarë feje ka ky apo ai tjetri, kombin e kemi të përbashkët, dhe duhet dhënë çdo gjë nga vetja për të. Shqiptarët gjithmonë janë njohur për dashurinë vëllazërore mes vete pa dallim besimi. Ne duhet patjeter të ruajmë e kultivojmë vlerat tona si komb, ta duam njëri tjetrin, e mos të biem pre e fanatikëve fetar që me propagandën e tyre mëtojnë polarizimin e shqiptarëve, e të destabilizojnë shtetet tona që u krijuan me aq shumë mund e sakrificë.#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

+ 17 = 24