Shqiptar i mirë, besimtar i mirë

Çdo vit marsi na kujton sakrificën sublime të dëshmorëve të kombit që dhanë jetën për atdhe e për liri. I gjithë populli krenohet me veprat e heronjëve tanë që çliruan vendin dhe e mëvetësuan atë. Trojet shqiptare janë amanet i Zotit që na i ka lënë neve.

Vullneti i Zotit ka qenë që të jemi shqiptarë, të flasim shqip, e të jemi mëkëmbës të tokës arbërore. Ruajtja e identitetit tonë kombëtar është detyrë dhe obligim i yni që nga krijimi. Po ashtu shprehja e dashurisë ndaj kombit e atdheut, është shprehje e dashurisë dhe mirënjohjes për dhuntitë e Zotit ndaj nesh.

Padyshim që besimtari i vërtet është falenderues ndaj Zotit, dhe si i tillë ai çmon dhe ia di vlerën begative që Zoti i ka dhuruar. Indikacion se njeriu është besimtar i mirë, është se ai punon për dobinë e vendit dhe popullit të tij. Njerëzit duhet ta kuptojnë se kombi dhe feja nuk janë në kundërshtim me njëra tjetrën. Besimtarët e vërtet të rilindjes kombëtare kanë dhënë çdo gjë për atdheun dhe kombin. Janë ideologjitë e mbrapshta të kamufluara me pegkun fetar, që mëtojnë të na dëmtojnë si shtet dhe te na zhbëjnë si komb.
Është pikërisht qartësimi i kësaj problematike dhe trajtimi i saj, arsyeja pse angazhihet portali Foltash. Si besimtar, ne duhet që të punojmë vetëm për interesat e kombit dhe vendit tonë, e jo të biem pre e manipulimeve të huaja që po përdorin fenë për të na ndarë. Angazhimi i ynë duhet të jetë për atdhe, komb e flamur. Kur t’i kemi këto, edhe fenë do të mund ta praktikojmë drejtë e të pandikuar nga të huajt. Lavdi të gjithë atyre që u sakrfikuan për komb e atdhe.

Editorial / Foltash/

Postime te ngjajshme