SHPIFJA DHE CYTJET PER TE BERE KEQ, SI DHE PER TE DEMTUAR TJETRIN ME PARAMENDIM, JANE VESE TE NJERIUT DJALL !

Shpifesi, gjithemone eshte krijese me ulet dhe me e dobet sesa i shpifuri. Gjithemone, shpif ai i cili nuk ka kredi dhe vlera te njejeta, por as edhe te peraferta ne raport me te shpifurin. Inciativen per shpifje, rendom e merr ai i cili ndjihet i kercnuar nga ai qe eshte me i ngritur, me i afte, me i drejte dhe me i sinqert ne punen qe bene. Shpifjet, zakonisht behen per te denigruar ose shkelur personin tjeter, i cili per shpifsin shihet si rrezikues i realizimit te synimeve te tij djallezore. –

Eshte nje vese ky i peshtire, i cili shoqerine e brene nga brenda, sepse e pamundeson te meriturin te ngadhnjeje ndaj jo te merituarit. – Perndryshe, shpifja e pa baze dhe e pa mbeshtetur, do te duhej te denohej edhe me ligj, sepse, ndryshe ajo shnderrohet si në diçka e zakonshme, siç edhe eshte bere e zakonshme ne mesin tone.

– Lufta per te mundur e mbizoteruar ndaj tjeterit eshte vjeter, mirepo ajo duhet te jete fer, dhe te kete sadopak kritere e limite njerzore dhe ligjore, te cilat nuk mund te tejkalohen. – Shpifja ne kushte normale ndjell vetem terr, zi dhe perçarje, sepse ate synim e ka. Ajo nuk eshte gjetur per tu perdorur per miresi dhe mbaresi, por vetëm për te demtuar vleren dhe personalitetin e personit apo grupit, i cili per shpifsin shihet si nje mur i patejkalueshem i tij.

– Shpifja edhe trashigohet, por ajo edhe lind, si rezultat i edukates se dobet familjare dhe ambientale. – Zot, ruana prej cytësit dhe prej xhelozisë së sëmurë!

nga, mr. Xhabir Hamiti


#Foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

− 7 = 1