Shpërblimi nga Zoti apo ndëshkimi nuk janë në dorën e predikuesve e as të institucioneve fetare

Situata e krijuar gjatë kohës së pandemisë covid-19 dhe mbyllja e xhamive ishin një situatë e re e krijuar muajve të fundit. Jo vetëm në vendin tonë por në shumicën dërmuese të botës e në theks të veçantë vendeve me shumicë të besimit Islam.Ajo që ishte interesante gjatë kësaj periudhe ishte mbyllja e plotë e xhamive si mënyrë e parandalimit të përhapjes dhe shtrirjes së covid-19.Besimtarët e veçanërisht frekuentuesit e xhamive u befasuan me një gjendje të re të praktikumit të namazit dhe mësimeve e obligimeve fetare.

Por ja që kjo pandemi na dha edhe mësime të fuqishme e njëra ndër to edhe kryesorja është se njerëzit besimtarë e namazli e kuptuan se Zoti madhërohet kudo, edhe nëpër shtëpitë tona. Shtëpitë u shndërruan në atmosferë të besimit në Zotin.Pra nuk mund askush të thotë se imani apo besimi fetar është zbehur gjatë kësaj kohe. Sepse besimin e askujt nuk e ka nën kontroll e as në dorë të asnjërit predikues fetar e as institucionet e tyre.

Pandemia na mësoj që Zoti dhe besimi në te është edhe jashtë objekteve fetare dhe kështu duhet të jetë gjithherë. Nuk mund të krijoj askush mendimin se dashuria dhe fetarizmi janë vetëm brenda mureve të objektit, ato anë edhe jashtë saj dhe kudo.Besimtari kënaqësinë e besimit e ka në zemër. Besimi i tij është unik dhe i pa ndryshueshëm.Secili duhet të di që shpërblimi nga Zoti apo edhe ndëshkimi nuk i vjen askujt si rezultat i ndërhyrjes apo kontrollimit të kujtdo qoftë. Ato arrihen përmes secilit individë.

#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

− 2 = 7