Shpërblimi dhe ndëshkimi në botën tjetër është cështje ekskluzive e Krijuesit, e jo e njeriut..!

Zoti nuk i dha të drejtën asnjë individi që të zgjedhë veten “kujdestarë”të Zotit. Ai ëshët i gjithëfuqishëm dhe në fuqinë e Tij është mbarë njerëzimi. Besimi në Krijuesin është vlerë dhe thirrje Hyjnore. Të besohet Ai do të thotë të jemi të matur, të dashur, të butë dhe në raporte harmonie me të gjithë, edhe me ata që kanë dilemma rreth Zotit. Fundja, besimi apo mosbesimi i ndokujt, është krejtësisht diqka personale, e të cilën e gjykon Vet Zoti. Dijetarët e mirëfilltë të besimit Islam, kanë krijuar bindjen e mendimit dhe guximit për liri të shprehjes dhe bindjes. Ata nuk mallkojnë , nuk ofendojnë dhe nuk sanksionojnë askë në emër të Zotit. Shpërblimi dhe ndëshkimi në botën tjetër është cështje ekskluzive e Krijuesit, e jo e njeriut. Tërë kohën dhe gjatë gjithë fjalimit mund të shohim fare lehtë mallkimet ndaj të gjithëve, ofendimet ndaj ndjenjave dhe besimit të të gjithëve, e në anën tjetër shtron mendimin se nuk ëështë nxitje dhe nuk ka ekstremizëm.Tërë kohën gojën plot mallkim dhe ofendim, ndërsa në anën tjetër na thotë se ne jemi paqe, butësi dhe maturi. I tilli që tërë kapacitetin e punës e shtron në mallkime gjatë fjalimeve, është shumë normale që ai s’mund t’i thotë Jo ekstremizmit, sepse është vet ekstremisti. Lërini njerëzit të qetë, mos i ofendoni dhe mos mallkoni. Nuk mund të jeni të deleguar apo të autorizuar të Zotit për të mbajtur modelin tuaj në tokë. “ Kushdo le të besoj e kushdo le të mos besoj” Kur’ani Fisnik.

#Foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

+ 41 = 45