SHOQËRI QË DO TË LULËZOJË!

SHOQËRI QË DO TË LULËZOJË!

\Një shoqëri, komb apo rreth të cilët kanë lulëzuar dhe kanë shënuar progres janë ata që kanë ruajtur e kultivuar karakterin dhe frymën e lirisë së secilit.Thirrja vetëm në krenarinë e së shkuarës nuk jep rezultate në të tashmen dhe për të ardhmen.Për të pasur një të ardhme premtuese, shumë elementë duhet të bashkohen.

Në themel të ndërtimit të një të ardhmeje më të mirë janë dy parime:
1. Liria është thelbi i Kuranit dhe respekti për dinjitetin e të gjitha qenieve njerëzore është parimi madhor që promovon Kurani. Liria e jetës, mendimit, shprehjes, besimit dhe bindjeve e fesë . Kushdo që ka ruajtur dhe ruan këtë themel dot të ketë ngritje të ndritur.
2. Diversiteti, apo larmia në një shoqëri e bën të pasur atë rreth kurse kujdesi e respekti i diversitetit e begaton dhe jep të ardhme përparimtare një shoqërie që ndërtohet mbi themelet e lirisë dhe ardhmërisë. Shoqëria me shumicë të një feje e ka obligim dhe detyrë të ruaj, kujdeset dhe garantoj pakicën tjetër fetare. Kjo e bën shumicën shembull e model të besimit dhe fesë.Jemi krijuar për të qenë të lirë dhe për të respektuar lirinë e të tjerëve.

We are created to be free and to respect the freedom of others.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

− 1 = 4