Shkurt; Çfarë është feja?

Flitet në jetën dhe përditshmërinë tonë shumë e gjatë mbi fenë dhe për fenë. Kur është fjala te feja Islame nganjëherë në çështje është shumë e thjeshtë për t’u kuptuar po disa e komplikojnë me apo pa qëllim.

Feja Islame është vlerë e moralit, e parimeve dhe edukatës e mirësjelljes.Feja është adhurim e dashuri për Zotin, Krijuesin e gjithësisë. Është dashuri për prindërit, farefisin, bonjakët, fqinjët dhe mirësjellje me njerëzit në tërësi, pa dallim.

Muhamedi a.s e ka përshkruar me një fjalë e qartë fenë:

“ Njeri i mirë është ai kur të tjerët janë të sigurt nga gjuha dhe dora e tij.”

Po ashtu ai ka thënë: “ Lehtësoni e mos vështirësoni.”

Feja nuk e ndalon përparimin dhe zhvillimin, por inkurajon në radhë të parë raportet e mira midis njerëzve, sjellja e bukur, dhembshuria dhe dashuria si dhe ndihma për kategoritë që kanë nevojë. Një gjë e tillë e ndërton dashurinë dhe fiton kënaqësinë e Zotit.

#Foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

14 − 13 =