SHKOI KALIFI I TERRORIT


Dje u dha lajmi se Ebu Bekër el Bagadi është vrarë gjatë një operacioni ushtarak të njësive speciale që është zhvilluar në provincën Idlib, në veriperëndim të Sirisë. 

Njëherit kjo zonë konsiderohet si një prej rajoneve të fundit të kontrolluara nga islamistët. 

Bagdadi ishte komandanti suprem i organizatës terroriste ISIS, që e kishte shpallur vetën si Halife e shtetit të ashtuquajtur të Irakut dhe Sirisë.

Për vite të tëra, organizata famkeqe ISIS që drejtohej nga Bagdadi, kreu krime të papara në Irak e Siri.

Vetëm në Siri deri më tani janë vrarë rreth gjysmë milioni njerëz, kurse miliona të tjerë kanë përfunduar si refugjatë nëpër vende të ndryshme të botës.

Ebu Bekër el Bagdadit dhe ISIS-it ia panë sherrin edhe shumë shqiptarë.

Mëse 400 persona shkuan nga Kosova për t’iu bashkangjitur formacionit terrorist të Bagdadit në Irak dhe Siri.

Shumë nga këta individ shkuan edhe me familje.

Gra dhe fëmij shqiptarë nga Shqipëria akoma ndodhen në Siri, ku çdo ditë e kalojnë duke e patur jetën në rrezik.Vdekja e Bagdadit vjen si pasoj e të bëmave të tij.

Me urdhëra të tij u vranë me qindra mijëra njerëz dhe u dëbuan me miliona të tjerë. Me urdhër të tij u shkatërruan familje dhe vendbanime të panumërta, dhe me urdhër të tij u shkatërrrua historia mijëra vjeçare e njerëzimit që ruhej pëmes artefakteve historike. Sot bota është një vend më i mirë pa Bagdadin.

Dhashtë Zoti që njerëzimi mos të sprovohet me kriminel të tillë. Me vdekjen e kalifit të terrorit shpresojmë edhe në mbylljen e një kapitulli të errët të shekullit XXI për njerëzimin.

Ebu Bekër el Bagdadi u vetshpall halife i një të ashtuquajturi shtet islamik. Ai në të vërtet asnjëherë nuk ka përfaqësuar as fenë islame e as myslimanët, ngase me veprimet e tij ai tregoi se nuk ishte pjesë e tyre.

Editorial – Foltash


Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

61 − 58 =