Shenjat e ekstremizmit dhe shërimi i sjelljeve ekstremiste tek te rinjtë

Studimi i ri për mbrojtjen e fëmijëve dhe adoleshentëve nga idetë ekstremiste .
20 shenja qe ilustrojnë ndikimin tek të rinjtë .
5 ndryshime në mënyrat e të menduarit .
Dialogu qe nxit dashurinë për atdhe  dhe metodat më të mira të trajtimit.

Duke besuar në rolin që luajnë të rinjtë dhe adoleshentët në ndërtimin e së ardhmes së kombit dhe zbatimin e projekteve të qëndrueshme që vendet kërkojnë të arrijnë, grupet e ndryshme kanë provuar të ndikojnë tek fëmijët dhe adoleshentët që në moshë të re, në përpjekje për të ndikuar tek ata dhe zvarritjen e tyre në kthetrat dhe Idetë shkatërruese dhe ekstreme.

Nga ana e tyre, institucionet fetare (ne shtete islame) nuk qëndrojnë duarkryq përballë këtij fenomeni, angazhimet u zgjeruan përmes shumë programeve dhe iniciativave ndërgjegjësuese që informojnë familjet dhe komunitetet për seriozitetin e këtyre ideve dhe u bëjnë thirrje të rinjve që të mos rrëshqasin në kanalet e atyre ideve.

Në këtë kontekst, Mohamed Mahmoud Habib, një studiues i specializuar në trajtimin e sjelljeve ekstreme, duke përdorur aftësi të zhvillimit njerëzor, ka përgatitur një studim të ri që tregon sjelljet ekstreme të shfaqura tek adoleshentët, dhe mënyrën se si ata mendojnë dhe si të merremi me to sipas studimit te zhvillimit njerëzor.

Habib theksoi se ka shumë sjellje ekstremiste të praktikuara nga adoleshentët e rinj ekstremistë me ata rreth tyre, të cilat njihen si shenja dhe tregues, duke përfshirë:

Shenjat e ekstremizmit

  1. Largimi nga miqtë e tij të vjetër dhe shfaqja me miq të rinj  të ideve dhe mendimeve të çoroditura te cilët dëshiron t’i takojë  larg familjes së tij dhe ka shumë respekt dhe vlerësim për këta miq të rinj madje edhe kundërshton dhe lufton familjen e tij për këta miq dhe reputacionin e tyre dhe marrëdhëniet me ta, ndërsa zvogëlohet vlera dhe fati i dijetarëve zyrtarë.
  • Biseda të shpeshta për vdekjen dhe martirizimin dhe se jeta është e pavlerë,  bisedim i shpeshtë dhe ekzagjerues për frontet e luftimeve dhe luftërave, dhe lumturin e parajsës etj.
  • Konfidencialitetit i plotë dhe mos gatishmëri për të informuar familjen e tij për rrjedhën e jetës së tij të re, dhe fillimin e shfaqjes së shenjave të veshjes, fillimi i ashpër duke i’u përmbajt dhurimeve të dukshme, duke mos marrë parasysh dhe as duke mos e llogarit anën e kundërt.
  • Përsëritja e fjalëve të këqija dhe të turpshme për atdheun dhe se atdheu i myslimanit është tërësia e Islamit dhe nuk kufizohet me kufij, duke ndje dhembshuria dhe shqetësim per çdo rast kombëtar duke deklaruar se ky është një mohim dhe risi dhe nuk është e lejuar të marrësh pjesë në të dhe se është e nevojshme te mohohet një gjë e tille në çdo mënyrë, me shpresën për të marrë një “pasaportë” të papritur.
  • Këshillim në mënyrë të përsëritur për prindërit që të lënë ndonjë të keqe nga këndvështrimi i tij, megjithëse ai e bënte një gjë te tille përpara transformimit të tij,  flet rreth mosbesimit dhe se shoqëria është pa besimtarë dhe duhet të luftohet dhe te braktiset dhe është e nevojshme migrimi dhe largimi prej saj,  përdorimi i vrazhdësisë për t’i kushtuar vëmendje mohimit të disa gjërave, mbrojtjen e dëshpëruar të mendimit të tij me shumë dëshmi nga vargje Kur’anore dhe Hadithe.
  • Ankesa te shpeshta për te kaluarën e tij kur ulet me familjen e tij duke marrë parasysh mos gatishmërinë e tij për t’u ulur me ta, duke folur në mënyrë të jashtëzakonshme për pakënaqësinë e tij me periudhat e mëparshme.
  • Shfrytëzimi i vështirësive dhe mundimeve të myslimanëve kudo në botë për të justifikuar respektimin e qasjes së tij.
  • Mos pranimi i tjetrit në të gjitha format e tij, ndjehet i ngushtuar me ata qe nuk janë ne te njëjtën fe me te  dhe i frikësuar nga të tjerët, përdorimin e zërit të lartë, veçanërisht me prindërit dhe dijetaret (imamët) zyrtar.
  • Mos përfshirja në shoqëri, dhe mungesa e ambicies ose aftësia për të prodhuar.
  1.   Beson se ai ka arritur në fazën e përsosmërisë, zemërohet nëse kritikohet nga të tjerët dhe duke mos e njohë suksesin e të tjerëve, dhe se ai ka të drejtë dhe se të tjerët janë ne rruge te humbjes.
  1.   Mungesa e besimit tek të tjerët, ekzagjerimi në analiza te përhershme të fjalëve të të tjerëve
  1.   Ekzagjerim në justifikim, duke përdorur qasjen dialektike debutuese
  2.   Deklarimi i tij i gatishmërisë për të luftuar për të drejtat e tij, parimet, besimet dhe shfaqja e një tendence për të urrejtjen dhe hakmarrjen dhe in tolerancën ndaj të tjerëve që nuk pajtohen me të.
  1.   Mungesa e fleksibilitetit dhe largpamësisë dhe mungesa e kontrollit te ideve hakmarrëse si rezultat i ngopjes me ide ekstremiste në kundërshtim me fenë.
  1. Mos shfaqja e pendimit ose gabimit kur lëndon të tjerët, siç ndodh pas hakmarrjeve nga njeriu.
  •   Mos vrasja e mendjes pse fshihet pas maskave duke besuar se ai është në luftë me të tjerët dhe lufta është mashtrim.
  • 3.       Ndjenja te humburit: një ndjenjë inferioriteti dhe kjo ndjenjë shoqërohet me dy lloje të sjelljes emocionale dhe shfaqet përmes urrejtjes ndaj jetës dhe dëshpërimit  nga ajo nga njëra anë, që nënkupton përgatitjen për vdekje ose eksplodimit te vetvetes nën emrin e martirizim (shehidllakut), dhe nga ana tjetër është ndjenja e zemërimit e fshehur ndaj të tjerëve, reflektuar në sjelljen e tij me ta.
  •   Mburrja me proceset e dhunës, lavdërimi dhe legjitimimi i tyre dhe ndjenja se kjo dhunë është një lloj sjelljeje burrërore që vetëm të fuqishmit mund ta bëjnë.
  •   Mbingarkimi nga pamja e fragmentuar duke i ndarë njerëzit në dy pjesë: besimtarët dhe pa besimtar, ose të mirë dhe të këqij.
  • Mbizotërimi i ndjenjës së trishtimit dhe depresionit dhe ndalimi i të qeshurës së shumtë se kjo është një sjellje e ligjshme natyrore (mos qeshja e shumte).

Forma e te menduarit te riut ekstremist

Studimi tregon se si adoleshenti mendon në fillim të ekstremizmit të tij nga këndvështrimi i zhvillimit njerëzor, ku tregon se një i ri, adoleshent ose fëmijë ka një mënyrë të re të të menduarit që përfshin disa vizione, duke përfshirë:

1 – Thirrje për domosdoshmërinë e një Emiri dhe një drejtuesi nga hadithe te shpikura për emërim, duke mos përjashtuar qe Emiri te jete ai me i fuqishmi apo edhe një rob habeshij, dhe mundësin e te qenit Emir te dikujt me te kaluar, apo me shkelje te shumta te ligjeve me kusht qe ai te jetë praktikues i Synetit dhe Sheriatit.

2 – Mashtrim i ashpër i vetvetes, se është i sprovuar dhe po vuan përndjekje për shkak të besimit të tij të ri; dhe për këtë arsye kërkon nga Zoti qëndrueshmëri për veten  dhe të tjerët që janë si ai.

3 – Evokimi i vuajtjeve të Profetit (paqja qoftë mbi të) dhe shokëve te tij në thirrjen e parë dhe përdorimi i atyre situatave ne gjendjen e tij te re tani.

4 – Argëtimi i vetvetes dhe durimi se ndihma e Zotit vjen në mënyrë të pashmangshme siç ndodhi me profetët që nxirren nga tregimet e Kuranit dhe biografit e tyre.

5 – Mashtrimi i vetvetes, se nuk ka vend për t’i kushtuar vëmendje kundërshtimit të njerëzve ndaj tij, sepse kërkimi i kënaqësisë së Zotit do të ndryshojë perceptimin e njerëzve, dhe jo vetëm për çështje të miratuara me ligj, por dhe gjëra të tjera ekzagjeruese dhe abuzive siç janë keqtrajtimi i prindërve që nuk zbatojnë sheriatin.

Si te veprojmë ne raport me te riun ekstremist

Studimi tregon se si të merreni me  ekstremistin e ri, ekstremizmin e adoleshentëve dhe fëmijëve nga këndvështrimi i zhvillimit njerëzor?

1 –Punë dhe angazhim për ta nxjerrë ekstremistin nga fokusimi i tij ne mendimet e gabuara me të njëjtat mënyra që ai ka hyr ne ato mendime dhe ide, e që është duke e bindur atë për gabimet ne atë qe beson  me prova direkte, duke përdorur ato argumente dhe përmes argumentimit me veprimet e selefit të mirë të moderuar.

2 – Te fillohet me theksimin e referencës në Kur’an dhe Sunet kur flasim me të e qe kjo të jetë një bazë e përbashkët midis të gjitha palëve.

3 – Domosdoshmërisht duhet  dialog me të dhe të mos bojkotohet, pasi nuk duhet të trajtohet si kriminel, por si i mashtruar, në kuptimin e respektit për veten dhe karakterin e tij dhe të gjykohen vetëm idetë e tij në një mënyrë të qetë dhe të kthjellët për të lehtësuar bindjen dhe kundërshtimin e tij.

4 – Të ngrihen dyshime dhe pikëpyetje duke paraqit  parregullsitë e ideve të tij ne raport me  veprimet e sakta të Pejgamberit (paqja qoftë mbi të), shokëve te tij dhe pasuesve te tyre duke i dëshmuar se ai ka veprimet e tij ne kundërshtim me përparimet e drejta te pasardhësve te profetit Muhamed..

5 – Sqarim i saktë i aspekteve negative dhe të këqija të keqkuptimit të dispozitave të Islamit ne lidhje me jomyslimanët, duke sqaruar  se Profeti (paqja qoftë mbi të)  merrte parasysh këtë.

6- Nxitja e të rinjve të marrin fenë nga burimet e saj origjinale, ndërsa shtet ti siguroj burime të disponueshme dhe të lehta.

7- Edukimi i të rinjtë që të marrin parasysh interesat më të larta dhe të vlerësojnë vlerën e sigurisë dhe stabilitetit,  të vlerësojnë me mirënjohje te vjetrit dhe te afërmeve të mirë.

8- Mbjellja e dashurisë për atdheun në zemrat e të rinjve duke u kujdesur për ta dhe duke siguruar nevojat dhe kërkesat e tyre të ligjshme.

9 – Drejtimi i të rinjve ne atë për të zgjedhur një shoqëri  të mirë dhe zhvillimin e aftësive për të menduar  mirë dhe për tu pajisur me moral të mirë.

10 – Monitorimi i prindërve dhe shtetit  ndaj faqeve e rrjeteve sociale, me bashkëpunim ndërkombëtar për të bllokuar përmbajtjen e ekstremizmit, si dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në ndalimin e konflikteve të armatosura në botë.

Autor: Muhamed  Mahmud  Habib

Përktheu:  Zuhdi  Hajzeri

Qendra Evropiane për Studime te Anti terrorizmit dhe Inteligjencës Gjermani dhe Holande.



Shkrimi është botuar në Portalin Veto në Egjipt nga gazetari Mostafa Gamal.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

+ 59 = 68