Shemsi Jusufi

Në fshatin Dumnicë e Poshtme të Podujevës,në një familje me traditë bujare, u lind Shemsi Jusufi, më 24 Qershor 1967. Shemsiu filloren e kreu në shkollën e fshatit Llaushë, si nxënës mesatar. Shkollimin e mesëm e vazhdoi në Shkollën Teknike të Podujevës, të cilën e përfundoi në vitin 1987. Në vitin 1987-88 shkoi në Ushtrinë jugosllave,dhe pas kthimit u punësua në Sipërmarrjen e Rrugëve, ku punoi vetëm disa muaj. I ati i Shemsiut, Vehbiu, për shkak të kushteve të rënda ekonomike, u detyrua të shkojë në mërgim (Gjermani), ku punoi nga viti 1972 e gjer më 1977. Pas këtij viti, u kthye pranë familjes dhe filloi të merrej me punë bujqësore. Si shumë familje shqiptare, edhe kjo familje përjetoi shumë tortura nga policia serbe. Në vitin 1995, Vehbiu arrestohet dhe dënohet me tre muaj burgim, me pretekst të armëmbajtjes. Burgimin u detyrua ta mbajë në Prekuple të Serbisë.

Shemsiu ishte një djalë i urtë, i respektuar nga të afërmit dhe i dhënë pas çështjës kombëtare, pikërisht me frymëzimin që e kishte jo vetëm nga mesi familjar, por edhe nga dajët dhe gjyshi i tij Syla, i cili vazhdimisht i rrëfente për luftërat me serbët dhe tradhtitë e tyre. Ai ishte pjesëmarrës në ngjarjet e shumta që zhvillohen në atë kohë dhe në demostratat masive. Nga viti 1990 u mor kryesisht me punët rreth shtëpis, por duke mos lënë anash çështjen kombëtare. Lëvizjet studentore të vitit 1997 përkrahje të madhe kishin prej Shemsiut. Me daljen legale të UÇK-së, në Zonën Operative të Llapit, Shemsiu hyri në radhët e saj.

Ai ishte i angazhuar për rajonin e Dumnicës, ku fillimisht dha kontribut në rekrutimin e të rinjëve nga ky rajon, duke qenë njëherit edhe bashkëpunëtor i drejtpërdrejtë i Komandës së Zonës. Shemsiu, edhe pse ishte i caktuar për vëzhgim të kufirit dhe në Komisionin për Informim, gjatë luftimeve të Janarit ishte vullnetar, si në Dobratin e Obrançë. Pas fillimit të bombardimeve të forcave të NATO-s dhe pas largimit të popullatës nga ajo anë, Shemsiu shkoi në vëzhgim të fshatit të tij. Atje, në një stallë të bagëtive, e zënë forcat paramilitare serbe, të cilat e arrestojnë dhe një kohë të gjatë nuk dihej për fatin e këtij djaloshi, deri më largimin e forcave serbe. Më vonë, u gjet kufoma e tij, mu në varrezat e Dumnicës së Poshtme, afër shkollës.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

+ 80 = 89