SEKTARIZMI

Shkëputje e lidhjeve me masat, duke u mbyllur brenda interesave të ngushta të një grupi; frymë sektare, qëndrim sektar. Frymë fetare apo qëndrim fetar. Pra sektarizmi është mendim i njerëzve dhe opinione të tyre mbi fenë. Por a është sektarizmi vet feja?

Kuptohet që feja është Kurani, i cili është shpallje-vahj, dhe praktika profetike e Muhamedit a.s, kurse mendimi, apo komentimi e interpretimi i citateve Kuranore nga ana e të diturve është frymë dhe qëndrim për fenë dhe mendim për fenë e jo shpallje.

Pra secili mund të ketë drejtën e mendimit, por mendimi mbi fenë ka kushte shumë strikte që duhet përmbushur. Jo secili lexues i citateteve është në të drejtën e mendimit.Kushdo dhe ngado mund të sjell mendime dhe opinione mbi dhe rreth fesë, por kjo nuk nënkupton që ai mendim është vet feja apo vet e vërteta e pa mohueshme.

Sektarizmi pra është ndjekje e një mendimi të caktuar në një rreth më të ngushtë e më të izoluar nga tjerët.Një gjë të tillë e hasim në mendimin ekstremist fetar që ka prodhuar ndjekës që pretendojnë se të vetmit janë në të drejtën dhe vetëm atyre u takon shpërblimi.

Mbyllen në një rreth duke mohuar e akuzuar gjithë tjerët që nuk e pasojnë mendimin e tyre.Kjo paraqet rrezik, sepse një gjë e tillë nuk është fe, por është grumbull njerëzish që janë mbledhur dhe kanë dhënë mendime personale por jo Hyjnore.

#Foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 + 8 =