Secili i dërguar i Zotit ka sjellë mesazhin dhe thirrjen për të besuar në Një Zot të Vetëm.

Pothuajse për të diturit dhe shkenctarët janë të qarta rrugët që dukhet ndjekur secili nga ne gjatë rrugëtimit tonë në këtë botë të përkohshme. Secili i dërguar i Zotit ka sjellë mesazhin dhe thirrjen për të besuar në Një Zot të Vetëm.


Muhamedi si i dërguari i fundit në vargun e të dërguarve të Zotit, është vula e profetëve. Atij, Zoti I Madh I dha Kur’anin në një periudhë kohore 23 vjeçare. Në dy etapa ai e kumtoi Kur’anin; Etapa e Mekkes dhe ajo e Medines. Në etapën Mekkase, Muhamedi a.s. u ballafaqua me paganët, idhujtarët arab që besonin në “zotat”e tyre. Ai atyre u ofroi besimin në Një Zot të Vetëm, Një krijues i cili duhet të adhurohet dhe respektohet. Përveç besimit, Kur’ani solli edhe rregulla tjera të ndryshme, urdhëresa, obligime dhe lejesa si dhe ndalesa. Rekomandimet Kur’anore janë gjë tjetër, ndërsa urdhërat Kur’anore janë gjëra të rëndësisë së lartë për të cilat njeriu besimtarë do pyetet në ditën e gjykimit.

Haramet apo ndalesat janë gjë tjetër në raport me gjërat e qortuara dhe jo të këndshme. Haramet në Kur’an kanë ardhur në formë të qartë dhe të prerë dhe secili do jap llogari për to në ditën e mbramë. Askujt dhe askush nuk ka drejtën e cilësimit të gjërave, veprimeve në këtë botë si haram nëse për ato nuk ka folur aspak Kur’ani. Mesazh i shkurtër nga kjo që shkruam më lart: Nuk ekziston haram nëse nuk ka citat Kur’anor që dëshmon këtë.
|FOLTASH|

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

+ 17 = 27