Secilën natë dhe ditë njeriu mund ta shndërroj në natë dhe ditë të kadrit-të hajrit

Dëgjojmë shumë herë qqë njerëzit për arsye shumë të ndryshme kalojnë në pesimizëm me arsyetimin se kjo botë s’ka dobi-hajr. Kjo botë është e huaja dhe ne s’kemi pse angazhohemi shumë. Këso mendimesh e qëndrimesh të nerëzve janë të pa sakta dhe nuk bën lejuar që të shtrihet një fenomen i mendimit të tillë. Bota ka të mira, ka hajr dhe ka bereqet. Ndaj pesimizmi nuk është cilësi e një besimtari që kupton thirrjen e Zotit.Bota apo kjo jetë është krejt e mirë sepse të tillë e krijoj Zoti xh.sh. Uji që zbret nga lart është hajr, toka jep mirësi dhe ushqim të bukur, pemë të llojllojshme dhe gjëra të panumërta nga bukuria dhe madhështia e saj. Zoti i Madhërishëm qartë e ka thënë në Kuran: “Nëse përpiqeni t’i numëroni mirësitë e Zotit, ato janë të panumërta…Nuk ka thënë pra në këtë citat një mirësi, por e ka potencuar në shumës mirësitë. Pra ato janë të panumërta.Zoti i Madhërishëm në secilën ditë që kalon na sjell dhe na jep të mira. Cdo ditë dhe cdo natë është ditë dhe natë e hajrit. Neriu ka në mundësinë e tij që secilën natë ta shndërroj në natë të kadrit, të hajrit.E shihni se sa bukur e thotë Kurani: “Ata që besuan Zotin dhe qëndruan në besim, ne zbresim melek për t’i përgëzuar që të mos shqetësohen e as frikësohen…Pra ky është xheneti i kësaj bote para botës tjetër. Njeriu është në xhenetin e tokës para atij të qiellit. Sepse ka ndërtuar besimin, vlerën dhe jo frikën e trishtimin. Zoti i Madhërishëm nuk dëshiron që njerëzit të jetojnë në këtë tokë e botë të bukur në frikë e tmerr dhe ferr. Ai e ka cilësuar këtë botë mrekulli dhe rast për jetesë në qetësi e paqe dhe dashuri, ndaj themi se krejt bota është hajr e dobishme. #foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

+ 51 = 55