Secila kohë ka injorancë, por rreziku është të mbledhësh injorancën e gjitha kohërave.!

Sot dhe gjatë gjithë historisë prej ekzistimit të njeriut në toka, ka pasur njerëz me mentalitete, zakone, tradita e doke nga më të ndryshmet.Traditat e popujve janë përzgjedhje e tyre se si ata e duan të kenë realitetin e jetesës së tyre.Zakonet, pikëpamjet dhe doket e shoqërisë janë ndër më të ndryshmet. Ngase edhe është vullnet i Zotit që në tokë të kemi llojllojshmëri të njerëzve, në ngjyra, pamje, mendim dhe qëndrim. Popujt janë krijuar të tillë, të ndryshëm, por nga gjeneza janë pasardhës të njeriut të parë.Vullneti i Zotit është që në tokë të mbizotërojë qetësia, paqja dhe dashuria midis njerëzve.Ndërtimi i jetës duhet të bëhet mbi parimet e shëndosha të respektit të diversitetit dhe vlerës njerëzore.Por secila periudhë e kohës së popujve në të shkuarën ka anët pozitive dhe ato negative.

Një traditë e një populli nuk është e ngjashme me tjerët, por shoqëritë në secilën kohë janë përballur edhe me injorancën.Injoranca si fenomen shkakton prapambeturi dhe jo zhvillim. Shkakton kaos e çrregullim dhe pamundëson një jetë të bukur e në harmoni.Kjo bëhet kur niveli i arsimimit është i ulët dhe nuk ka interesim për arsim, dije e zhvillim.I dituri nuk e ka vlerën e duhur e të çmuar në shoqëri, kjo është injorancë. Kur të paditurit tentojnë të mbajnë rendin dhe rregullin. Pra gjatë gjithë historisë njerëzore ka pasur injorancë, diku më pak e diku më shumë.

Por mesazhi që na duhet sot është që ne të mos biem pre e tubimit të gjitha injorancave ndër shekuj.E rrezikshme është që tërë negativitetin e shkuar, injorancën e kaluar, t’i përmbledhim sot.Nuk është përjashtuese që një shoqëri të përballet me injorancë, por është e rrezikshme kur një shoqëri i nënshtrohet secilës injorancë që ishte në të shkuarën dhe i mbledh apo përmbledh në një vend.

#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

− 5 = 5