Saudizimi i islamit nëpërmjet kuadrove të indoktrinuar

Prej se e mbajmë mend, Arabia Saudite ka qenë destinacion i studentëve të fesë nga e gjithë bota. Ajo që e bënë këtë vend të dëshirueshëm për shumë studentë, është fakti se në këtë monarki gjenden vendet e shenjta islame si Meka dhe Medina, dhe islami e ka burimin nga po këto vende para katërmbëdhjetë shekujve. Mirëpo monarkia saudite, e cila ka ardhur në pushtet nëpërmjet intstrumentalizimit të fesë islame, është duke e shfrytëzuar pozicionin e saj për të promovuar platformën dhe ideologjinë e saj zyrtare: vehabizmin.

Duke u dhënë bursa studentëve nga mbarë bota, monarkia saudite mundohet që të afroj kombësi të ndryshme njerëzish, për t’ua shpërlarë trurin dhe për t’indoktrinuar ata, në mënyrë që vehabizmi të përhapet anë e këndë globit. Shumë studentë të fesë bien pre e keqinterpretimeve të teksteve islame dhe manipulimeve të monarkisë saudite, të cilën e bëjnë nëpërmjet “hoxhallarëve” të dëgjueshëm të oborrit mbretëror.

Efekti i këtij procesi dhe kësaj axhende vërehet tash e disa vite edhe në viset shiptare si Shqipëri, Kosovë, por edhe tek popullata shqiptare në Maqedoni. Shkaku i përhapjes së ideologjise vehabiste, mëse 400 persona nga kosova përfunduan në Siri. Këta indiv shkuan per t’ju bashkuar organizates terroriste ISIS, e cila ka përvetësuar dhe jetësiar mësimet vehabiste. Ne kemi nevoj pë teolog të formuar që predikojnë dashurinë për kombin e atdheun dhe që punojnë për të mirën e vendit dhe popullit shqiptarë. Mjaft me promovimin e ideologjive dhe kulturave të huaja nën petkun islam, dhe mjaft paraqitjes së interesave të huaja si interesa islame. Të punojmë për interesin tonë kombëtar dhe për të mirën e vendit tonë. /foltash/

Postime te ngjajshme