Sabri Koçi: Vëllezër mysliman, katolik, dhe ortodoks, mbi të gjithë VËLLEZËR SHQIPTAR !

Dëgjoni disa nga porositë e tij të shtrenjta se si duhet të ruajtur atdheun, fenë, dhe vlerat e kombit tonë… Vallë! A mos kemi degraduar paksa nga kjo vijë e prijësve rilindës, siç ishte edhe i ndjeri Hfz. Sabri Koçi, apo jemi në të njëjtën vijë …? Dëgjoni fjalët e tij të gjalla dhe vlerësoni vet!
Në fjalimin e tij të parë,, me rastin e hapjes së xhamisë së Plumbit në Shkodër, masës së madhe shqiptare mbi 50.000 vetave, të konfesioneve të ndryshme fetare, të gjithëve dhe pa dallim Hfz. Sabir Koçi ju drejtua me fjalët: Vëllezër dhe motra! Vëllezër mysliman, katolik, dhe ortodoks, mbi të gjithë VËLLEZËR SHQITPAR ! Mos të shesim me pare fenë!. Mos të shesim me pare atdheun! U jep një mesazh gjithë bijave dhe bijve të Shqipërisë që të mbledhin mendjen e tyre, ta përvetësojnë intelektin e tyre, kulturën e tyre, e MOS TË SHKËPUTEN PREJ ATËDHEUT TË TYRE.
I bëjmë thirrje që të ruajmë unitetin kombëtar dhe atë fetar, të cilin secili e ka në zemër dhe shpirt. Më kanë pyetur sa jeni në përqindje (mysliman dhe jo mysliman). Ç’të duhet ju them përqindja?! Se mos duam luftë neve! Do vrasim njerëz neve ! Do pushkatojmë njerëz neve! Do mbysim njerëz neve! Ne jemi për bashkëjetesë përjetë paqësore!

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

− 4 = 4