Sa më injorant aq më ekstremist

Injoranca është armiku më i madh dhe gjëja më e dëmshme për njeriun. Injoranca si e tillë është e rrezikshme në të gjitha fushat jetësore, por në aspektin fetar është edhe më e dëshme se në çdo aspekt tjetër, sepse feja tejkalon çdo barierë dhe prekë shpirtërisht çdo njeri. Andaj injoranca fetare mund të ketë pasoja të mëdha për atë që mëton praktikimin e fesë në jetën e tij. Këtë rrezik, indoktrinuesit e kanë shfrytëzuar që ta përdorin si avantazh në synimet e tyre të sëmura. Predikuesit vehabist, me ligjeratat e tyre që kinse mëtonin jetësimin e traditës profetike, në mënyrë sistematike ua shpëlanë trurin njerëzve. Këta të vetëshpallur dijetar, mision të tyre e kanë përhapjen e injorancës. Ngase vetëm injorantët do të ishin mjaftueshëm të marrë për të ndjekur ideologjinë që ka shkatërruar të gjitha shoqërite islame përgjatë lindjes. Predikuesëve ekstremist u duhen injorantët për të zbatuar urdhërat pa pyetur fare. Injorantët u duhen për të luftuar, për të vrarë, e për t’u vetvrarë. Për ta njollosur islamin dhe myslimanët. Aq më shumë që rritet injoranca nga indoktrinimi ideologjik, aq më shumë probleme, përçarje dhe dhunë do të kemi. Besimtari i lexueshëm dhe i informuar mirë për fenë, e di se mësimet fetare kanë të bëjnë me mirësinë, përkatësisht që njerëzit t’i bëjë të dashur, e të mëshirshëm. Asnjë fetar që e ka kuptuar fenë drejtë nuk mund të përfundoj si terrorist. Terrorizojnë ata injorant që injorancën e tyre duan ta fshehin pas dhunës dhe frikësimit të njerëzve. Injorantët fetar janë pikërisht ata që përfunduan pjesë e organizatës terroriste Isis. Duhet që njerëzit ta kuptojnë se tek Zoti afrohen me dituri, urtësi e meditim, e jo me vrasje, mizori e shkatërrim. Cilësitë e Zotit janë: Mëshirues dhe Falës, e jo dhunues e vrasës. Editorial -Foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

− 3 = 4