Rreziku i ekstremizmit nuk ikën me rënien e ISIS-it

Agjensionet e lajmeve raportojnë se organizata terroriste ISIS ka marrë fund, kurse xhihadistët e kësaj organizate, të dëshpëruar, e të frikësuar po fshihen nëpër shpellat e shkretëtirave arabe. Padyshim se të gjithëve na gëzon fakti se ISIS-i famëkeq i ka ditët e numëruara, por kjo nuk do të thotë se edhe ideologjia ekstremiste ka marrur fund, aq më tepër në trojet shqiptare, ku ekstremistët vazhdojnë të propagandojnë idetë e tyre të sëmura.

Ideologjia ekstremiste po vazhdon së përhapuri edhe përmes literaturës së shumtë në gjuhën shqipe që është prezente në Kosovë. Duhet theksuar se edhe interneti ka ndikuar në shpërndarjen e propagandimeve ideologjike ekstremiste. Kështu që edhe pse nuk ka pasur shkuarje të reja për në Siri gjatë këtyre dy viteve të fundit, indoktrinimi i të rinjëve ka vazhduar ne forma tē ndryshme. Dhe ky fakt përbën shqetësim dhe rrezik për shqiptarët, ngaqë personat që nuk po e duan kombin e vet por atë të huaj, mund të ndërrmarrin veprime dëmsjellëse pë vendin dhe popullin tonë. Sulmet, kërcënimet dhe fyerjet mbi baza fetare që vijnë në adresë të portalit Foltash, si mediumi i vetëm që lufton radikalizmin dhe ekstremizmin, tregon më së miri se ekstremistët janë në mesin tonë dhe se indoktrinimi i të rinjëve po vazhdon në mënyrë sistematike.

Grupet dhe individët ekstremist, pasues të ideologjive dhe rrymave fetaro-politike, vazhdimisht janë përpjekur t’i çkombëtarizojnë shqiptarët nën petkun fetar islam. Për shqiptarët, interesi kombëtar ka qenë gjithmonë në rend të parë dhe asgjë nuk ka më të shtrenjtë se atdheu dhe kombi ynë. Është detyrë e jona ta mbrojmë atdheun dhe kombin nga çdo armik i jashtëm apo i brendshëm.
/Foltash

Postime te ngjajshme