Rregullat e kurbanit

BISMILAHI RRAHMANI RRAHIIM

Lavdimet dhe falenderimet tona i takojnë Krijuesit të gjithësis, Furnizusit të krijesave të Tij, falenderime të pashterrshme për mirësitë që i gëzojmë. Përshendetjet, urimet dhe lutjet tona i dërgojm për vulen, më të dashurin e Zotit Muhamedin paqja dhe bekimi i Allahut qofshinë për të, gjithashtu edhe për familjen e tij shokët e tij dhe të gjithë ata që pasojnë rrugen e tij deri në përfindim të kësaj dunjaje.

Kurbani është një arguent shtesë prej argumenteve të shumta për përsosëshmërin e fesë islame, pasi që përmes kurbanit shafaqet qasja shoqrore, humanitare, ekonomike e shpirtrore ndaj njerut!

Përmes prerjes së kurbanit dhe shpërndarjes së mishit për nevojtaret, akraban, dhe familjaret rritet dashuria mes shoqërisë, tregohet solidariteti mes shoqërisë në përgjithësi e familjes në veqanti, rregullonë sadopak aspektin ekonomik të shoqërisë, që të gjithë të e posedojnë në sofren e tyre mishin e porositur nga Furnizusi – Allahu- për robërit e Tij. Mbi të gjitha përmes kurbanit tregohet nënshtrimi i plotë i njeriut ndaj të Mëshirshmit – Allahut – dhe mirësitë që përfitonë njëriu prej këtij nënshtrimi edhe nëse në shikimin tonë paraprak nuk shohim ndonjë dobi të veqant, por kur Ibrahimi alejhi selam iu nënshtrua Allahut dhe deshi të e therrte për kurbanë birin e tij, Ismailin pasi që Allahu e kishte urdhëruar, dhe veproj si ishte urdhëruar, ndërhyri mëshira e Allahut në tehun e thikes që mos të e pres robin që e donë Allahu, e veqanerishtë kur këtë e deshmoj me veper, nga këtu rrjedhë shpërblimi për të nënshtruarit dhe që për kurbanë të jenë kafshet e caktura, mëshrë, humanitet shpërblim për të devotshmit, duke ju premtuarë shpërblime madhështore për praktikuesit e prerjes së kurbanit, prej argumenteve të shumta për vleren e kurbanit mund të cekim:

Thotë Zoti xh.sh. në Kuran: ﴾ Thuaj: “Namazi im, kurbani im, jeta dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve.﴿ En’am 162.

I thotë Pejgamberi s.a.v.s. Ajeshes r.a. ﴾ Oj Ajshe, ngritu dhe shiko kurbanin tënd sepse ti falë gjunahet tua, pastaj pika e parë e gjakut që del prej tij të falen të gjitha gjunahet që i ke vepruar ﴿ në mustedrekun e Hakimit vëll.4, faq.247.

Prerja e kurbanit për atë që ka mundësi materiale është obligim (vaxhib), duke u argumentuar me argumentet në vazhdim:

Thotë Allahu xh.sh. në Kuran: ﴾  ” Andaj, ti falu dhe prej kurban për hirë të Zotit tënd!﴿( Kevther 2).

Në këtë ajet të Kuranit Zoti xh.sh.në mënyrë urdhërore po na urdhëronë që të falim namaz (bajramin) dhe të e prejm kurbanin, kur urdhërohmi për diqka, atëher obligohemi dhe kryerja e obligimit është shpërblimë më i madhë se kryerja e një adhurimi vullnetarë, por njëkohsisht edhe moskryrja është ndëshkim prej Allahut, Allahu na falt dhe ruajt nga një spovë e tillë.

E fuqizonë këtë kuptim të ajetit të Kuranit për obliushmerin e prerjes së kurbanit hadithet e Pejgamberit s.a.v.s që thrrasin në shpërblimin e madhë për atë që prenë kurban ndër to: transmetuar nga Enes iben Maliku se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë ﴾ Kush e ka therrur kurbanin e tij para se te falet (namazin e bajramit), le t’a there ne vend te tij nje tjeter …﴿.Sahih Muslim vëll.3, faq.1555, hadithi nr.1962.

Nga ky hadith kuptojmë se Pejgamberi s.a.v.s.ka urdhëruar që të e përsëritë, të presë edhe njëher kurban ai që e ka prerë kurbanin para faljes së namazit të bajramit, kështu që nuk kërkohet të kompenzohet një ibadet i pa pranuar nëse nuk është obligim ky ibadet.

Obligim për prerjen e kurbanit e ka ai që është muslimanë dhe ka mundësi financjare për prerjen e kurbanit, këtë obligim nëse e kryen kryefamiljari (babai, gjyshi) mjaftonë për krejt familjen dhe kështu edhe e bënë njet për vete dhe familjen.

Kafshet të cilat vlejnë për kurban janë këto pesë lloje kafshesh:

Delet dhe dhitë të cilat duhet të i kenë një vitë ose të jenë të zhvilluara sa që nëse hynë në kopenë e deleve njëvjeqare nuk dallohen, një dele apo dhi prehet për një përsonë.

Lopët dhe bullicat, këto duhet të i kenë dy vjetë hënorë, apo më shumë që të lejohet të prehet për kurbanë, një lopë apo bullicë lejohet të prehet deri për shtatë përsona.

Kujdes: këta përsona që mundë të jenë prej një deri në shtatë, e që janë pjesmarrësë në prerjen e kurbanit duhet patjeter që të gjithë pjesmarrësit të kenë për qëllim që pjesmarrja e tij të jetë me njetë të kurbani, nëse njëri nga këta shtat veta deshironë të marrë pjesë në këtë kafshë për prerja me qëllim që të marr vetëm mish e jo për kurban dhe më pastaj të përfitoj nga mishi nuk pranohet për kurbanë sepse gjaku dhe shpirti i kësaj kafshe është një, dhe njeti duhet të jetë i të gjithve për kurbanë, njetë i njejtë.

Nëse lopet ose bullicat nuk i kanë dy vjet nuk pranohen për kurbanë.

Gjithashtu te delet, dhitë, lopet dhe bullicat lejoht të jenë për kurbanë të dy gjinitë pavarsishtë prersi i kurbanit a është mashkull apo femerë.

Lejohet për kurbanë edhe devja vetëm se duhet ti mbshë pesë vite, rregullat tjera janë sikurse tek lopet.

Këto kafshë nëse prehen për kurbanë duhet të jenë të shëndosha si p.sh. të mos jenë të verbëra, të ketë mundësi të ecë deri te vendi i therrjes (nuk mjaftojnë vetëm tre hapa), të mos i ketë të kputura ma shumë se gjysmen e veshit ose të bishtit, konkretishtë qdo e metë e kurbanit që ndikonë në zbritjen e vleres së tij në mish është penges që të jetë kurbanë, nga kjo rezultonë se thyrja e brirve nuk është problem për kafshen që të jetë kurbanë.

Është e preferuar që kurbanin ta preni vetë, nëse friksohni se nuk do e kryeni prerjen si duhet atëher të pakten ta shikoshë atë, kështu e ka këshillu Muhamedi a.s. gruan e tij Ajshen r.a.

Ndalohet të shitet qdo pjesë e kurbanit, qoft kjo edhe lëkura e tij, nuk lejohet që të llogaritet lëkura pages për kasapin, pagesa për kasapin duhet të jetë e veqant, lejohet të përpunohet lëkura dhe të përdoret për nevojat tuja ose të ndrrohet me diqka që jetë në shtëpi që nuk hargjohet.

Transmetonë Buhariu dhe Muslimi se Aliu r.a. ka thënë kështu na ka urdhëru Muhamedi a.s. që lëkura të mos jetë pages për kasapin por të paguhet pages e veqantë për të…

Koha e prerjes së kurbanit

Ibadeti i parë që kryhet diten e bajramitë është falja e namazit të bajramit, kështu që si prerja e kurbanit, urimi i bajramit në mes vete, vizitat etj. kryhen pas faljes së namazit të bajramit.

Nëse dikush ka prerë një kafshë për kurban para namazit të bajramit llogaritet vetem si therrje për hirë të Allahut dhe jo kurban, sikurse nuk pranohet namazi para kohe nuk pranohet kurbani para kohe, prandaj duhet të përsëritet, të prehet një kafshë tjeter pas namazit të bajramit për kurbanë ështëu na ka urdhëru Pejgamberi s.a.v.s. ku  ka thënë ﴾ Kush e ka therrur kurbanin e tij para se te falet (namazin e bajramit), le t’a there ne vend të tij nje tjetër …﴿.

Kështu që koha e prerjes së kurbani fillonë prej pas faljes së bajramit e zgjatë deri në kohen e hyrjes së namazit të akshamit diten e tretë, dita e parë është më e mirë (ka shpërblim më shumë) pastaj e dyta dhe në fund e treta.

Kurbani patjeter duhet të prehet, nuk pranohet të jepet sadak vlera e kurbanit në të holla, kjo pa asnjë dilem mesin e shkenctarve islam.

Namazi i Bajramit

Falja  e namazit të bajramave është obligim (vaxhib) për ata që është obligim namazi i xhumas.

Preferohet, është sunet që të pastrohemi për namaz të bajramit, të veshim rrobat më të mira që kemi, dhe që të parfumosemi për bajram në mënyrë që të shafeqet festa dhe madhështimi i bajramit edhe në formen e jashtmë të besimtarve, duhet që të shfaqim gëzim dhe dashuri mes vete, të i harrojm mosmarrveshjet, të e vizitojmë njëri tjetrin, nuk i takon besimtarve muslimanë që të pritojn, neglizhojnë vizitat ndaj të afermeve, sepse kjo është prej qëllimeve të bajramit.

Në kurban bajramë preferohet, ështeë sunet që të agjerohet deri të falet bajrami, të mos hamë dhe pimë asgjë derisa të falet bajrami, dhe menjëher pas bajrami preferohet që të hamë diqka të ëmbël.

Thotë Pejgamberi alejhi selam: ﴾ Kush prenë kurbanë prej juve, të mos prej thonjët e vetë e as të mos prej qime nga trupi i vet, në ditet e dhul hixhes (nëntë ditë para bajramit) derisa të e prej kurbanin﴿ Sahih Muslim hidithi 1977, vëll:3, faq,1566.

Nga ky hadithë i të dërguarit Muhamed alejhi selam kuptojm që:

Preferohet, është sunet që ai që ka vendosë me pre kurbanë të mos prej thonjet e vetë e as të mos bëj shkurtimimn apo rruarjen e qimeve në trup gjatë ditve të dhul hixhes derisa të e prenë kurbanin.

Ditet e dhul hixhees fillojn prej dhjetë ditëve para kurban bajramit…, që rezulton se prej asaj kohe deri në prerjen e kurbanit të mos i shkurtoni thonjet dhe flokët, pasi që kjo është e preferuarë.

Prej urtësive të kësaj qështje është që me prerjen e kurbanit ju pastrohni nga gjunahet me lejen e Allahut, dhe po pas prerjes së kurbanit ju preni thonjet dhe pastroni  veten prej qimeve, flokve etj. dhe me këtë realizohet pastrim kuptimor nga gjunahet dhe gjithashtu fizik.

Allahu na pastroft nga qdo e keqe e veqanerisht këto ditë me vlerë amin

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

31 + = 36