“Rinia e Kalifatit” projekti më i ri i ISIS-it

 Observatori i Fetfave tekfiriste i cili është pjesë e Myftinis së Egjiptit tha se ISIS ka filluar nxjerrjen e një reviste të quajtur “Të rinjtë e kalifatit” për të shërbyer si një platformë për të tërhequr dhe rekrutuar të rinjtë dhe për t’i inkurajuar ata për t’u bashkuar me organizatën ose për të kryer veprime terroriste nën emrin “ujqërit e vetmuar”.

Përmbajtja e revistës:

Nëse shikojmë me kujdes në brendësi të revistës vërejmë se Revista është e bazuar më shumë në imazhe se sa në fjalë, megjithëse botimi i saj  është më pak se sa ISIS dëshironte, dhe mund të jetë për shkak të dëshirës për të nxitur që publiku të mendojë se është një revistë e drejtuar nga përkrahësit dhe jo nga platformat mediatike të organizatës ashtu siç është në realitet, përveç kësaj, të gjitha mesazhet e saj bazohen në eksitim përmes tregimit të historive te atyre që bashkohen me organizatën nga vendet evropiane dhe shkalla në të cilën po përpiqen të mbështesin “të drejtën”.

Përveç organizimit të zakonshëm në botimet e mëparshme, në revistë këtv herë gjen edhe shkrime letrare, të tilla si poezi, prozë dhe ese, si forma të pjesëmarrjes që të rinjtë mund të kontribuojnë, duke reflektuar madhësinë e mbështetjes  për organizatën dhe se hapësira më e madhe i kushtohet fotove dhe e cila është një nga gjuhët e rrjeteve sociale e cila  gjen pranim të gjerë në mesin e grupeve të të rinjve në ato rrjete.

Revista shpesh inkurajon të rinjtë të marrin pjesë në revistë dhe të paraqesin shkrime dhe dizajnime në llogaritë e telegramit të organizatës, një aplikacion i populluar  popullor tek shumica e organizatave takfiriste dhe se ky aplikacion renditet i pari në pozicionet e preferuara të terroristëve.


Grupi i synuar:  

Grupi i parë që ka të bëjë me këtë çështje është rinia e vendeve të rrjeteve sociale, veçanërisht ato me ndjenja të mëdha fetare dhe shkenca të ulëta që tentojnë të ndjekin sloganet e mëdha të ngritura nga këto organizata si kalifati islam, aplikimi i sheriatit, xhihadi , toka e Islamit dhe slogane të tjera që përdorin kontributin e grupeve të të rinjve, është e qartë se orientimi i drejtpërdrejtë dhe i fortë i të rinjve sidomos ata me mosha të vogla, e kjo duket nga fjalët dhe terminologjia e përdorura në këtë revistë, duke ndryshuar emrin nga  “ujqërit e vetmuar”  në “të zinjtë e vetmuar” ato janë fjalë motivuese që nxisin të rinjtë dhe i shtyjnë ata të sakrifikojnë, të përballen me vështirësi, të arrijnë hyritë në Parajsën e Premtuar, e cila përmendet në mënyrë të përsëritur në tregimet e revistës, të cilat organizata i njeh si metoda të suksesshme të fjalimit të të rinjve dhe bindjes për të iu bashkuar me organizatën dhe luftën në radhët e saj.

Poezitë në botimin e parë të kësaj reviste kanë për qëllim drejtpërsëdrejti që të nxisin entuziazmin e të rinjve, duke shmangur diskutimet fetare të bazuara në tekste dhe duke u përqendruar në një diskurs pasionant që adreson ndjenjën  e grupeve rinore më të përgjegjshëm ndaj këtyre vargjeve.

Mes rreshtave:

Edhe pse organizata pretendon se kjo revistë nuk përfaqëson zyrtarisht organizatën, dhe se është një përzgjedhje e kontribuesve dhe mbështetësve, por shqyrtimi i materialit të publikuar dhe përmbajtja e tij, metoda e redaktimit, prezantimi dhe seleksionimi i imazheve na tregon se është një produkt i së njëjtës mendje: “Ky ndryshim në formë dhe përmbajtje është një veprim i qëllimshëm për të bindur audiencën e të rinjve se është një revistë e të rinjve të prodhimit të tyre dhe i drejton ata të marrin pjesë në të me shkrim dhe imazh, për t’u bashkuar me organizatën dhe për të luftuar në radhët e tyre.

Fillimi i kësaj reviste në këtë kohë është shumë i rëndësishëm, sepse organizata po vuan nga një mungesë e pashembullt e luftëtarëve dhe përkrahësve për të luftuar në frontet dhe për të promovuar organizimin në rrjete dhe internet, gjë që bëri që organizata të përpiqet të krijojë njerëz përreth dhe për të frymëzuar botën dhe që ata të kontribuojnë në shpërndarjen dhe promovimin e ideve të organizatës, këto sigurojnë mbijetesën e organizatës dhe ideve të saj në afat të gjatë, edhe nëse organizata është mposhtur për momentin, idetë do të mbeten.

Fatwaacademy –  Foltash

Përktheu :  Zuhdi  Hajzeri

Postime te ngjajshme