Ramazani – shkollë kundër ekstremizmit dhe dhunës

Muaji i bekuar I Ramazanit pritet me dashamirësi nga besimtarët mysliman. Ky muaj i cili karakterizohet me agjërim dhe lutje, ka epitetin: muaji i mëshirës. Muaji i Ramazani është koha kur ka filluar zbritje e Kurant Fisnik. Libër i cili thërret në paqe, dashuri dhe mirëqenie për të gjithë njerëzit. Përveç agjerimit që bëhet duke abstenuar nga ngrënja dhe pirja, Zoti, pastaj edhe profeti Muhamed, tërheqin vërjetjen se agjerimi duhet bërë edhe me gjymtyrët trupore. Agjerimi i gjymtyrëve dhe i organeve trupore bëhet me abstenimin nga të folurit keq, shikimit dhe dëgjimit të së keqes, dhe natyrisht abstenimi nga kryerja e veprave të këqija.


Profeti Muhamed thotë se: Ai person nga i cili, të tjerët nuk janë të qetë nga gjuha dhe dora tij, ai nuk është prej neve. Pra nuk mund të quhet besimtar, ai që shqetësin të tjerët, qoftë me fjalë apo me vepra. Ramazani kalitë besimin e njeriut në Zot dhe në mëshirën e Tij. Ramazani dhe agjerimi i tij, i bën njerëzit më të ndjeshëm, duke zgjuar ndjenjën e dashurisë dhe dhembshurisë ndaj njerëzve, dhe ndaj krijesave të tjera në përgjithësi.


Ramazani na mëson vetëpërmbajtjen dhe modestinë. Ramazani na përkujton se nuk duhet të urrejmë, të xhelozojmë e ta shikojmë vetëm me egonë tonë. Përveç ardhurimit nëpërmjet agjerimit dhe lutjeve, Ramazani është edhe shkollë që na mëson se nuk duhet ta teprojmë me asgjë. Besimi dhe feja janë për vënë lidhje mes njeriut dhe Zotit, e nuk janë mjete për të shtypur njerëzit në emër Zotit. Të shërbej ky muaj i Ramazanit për t’u penduar nga idetë dhe botëkuptimet ekstremiste, për tu larguar nga dhuna, e dekadenca. T’i kthehemi besimit me sinqeritet, duke patur dashuridhe respekt të ndërsjell për njëri tjetrin.
/foltash.com/


Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

73 − = 64