Ramazani është takim midis besimeve

Kur e themi këtë e kemi parasysh anën e gjithanshme të synimeve të Islamit dhe feve qiellore. Në rastin në fjalë pasiqë ne jemi në Ramazan, konsiderojmë që Ramazani është muaj apo vend takim i feve. Përse? Pëtr vet faktin që citatet e agjërimit e ndërlidhin agjërimin Islam me atë të popuve të mëparshëm është një argument që besimet duhet të kenë një rrugëtim por edhe të takohen midis vete.Popujt e profetëve të mëparshëm agjëronin, por forma si dallon nga Islami, sepse Islami e ndryshoj formën, ditët dhe mënyrën e agjërimit nga agjërimet e mëparshme.Lexojeni me vëmendje citatin rreth agjërimit të Ramazanit: “O ju që besuat agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre qe ishin para jush kështu që të bëheni të devotshëm (El-Bekare 183).E shohim në këtë citat se edhe ata që ishin para nesh kishin agjërim, pra popujt para nesh ishin të urdhëruar edhe më parë me agjërim, e që i bjen se ne kemi ndërlidhje në kohë me popujt e mëparshëm sepse kishte të devotshëm dhe kishte besimtarë edhe atëherë. Pra besimi dhe respektimi i Zotit nuk daton nga vetëm 14 shekuj më parë. besimi dhe zbatimi i mësimeve të Zotit është i hershëm shumë para nesh sot.Gjithashtu nëse e lexojmë me një vështrim të shëndoshë citatin tjetër vijues: “Muaji i Ramazanit është muaji në të cilin zbriti Kurani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues i të vërtetës nga gënjeshtra, kush nga ju që arrin këtë muaj le ta agjëroj ”. (El-Bekare, 185).Në këtë citat shohim lajmin që e jep Zoti se në këtë muaj zbriti Kurani që është sqarues (bejjinat) dhe dallues (furkan).Zoti xh.sh edhe më parë zbriti Librin sqarues te Hazreti Isa(bejinat) e gjithashtu edhe daluuesin ( furkan) te Musa a.s..” Ne i dhamë Librin sqarues Isaut biri i merjemes.” Bekare 87″Ne i dhamë Musaut Librin dhe Furkanin (dalluesin) në mënyrë që të udhëzoheni.” Bekare 53E Kurani përmbledh dhe mbaron cdo shpallje të mëparshem. Edhe Kurani është sqarues dhe dallues, është Fjalë e Zotit, shpallja e fundit për njerëzimin në vargun e shpalljen të Tij.Ramazani pra nuk lejon që dikush të thotë e refuzoj dikend sepse jam i lidhur me Zotin, përkundrazi Ramazani është ndërlidhje mes njerëzve dhe profetëve e që ne duhet të tejkalojmë mendimin e ngushtë dhe jo të qëndrueshëm.#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

− 6 = 1