Ramazani është pastrim shpirtërorë i vetvetes e jo fizik..!

Sigurisht dhe si zakonisht do t ‘na flasin për dobinë që ka agjërimi në aspektin fizik e shëndetësorë. Po do të vazhdojnë të flasin edhe për atë se si duhet myslimani të agjëroj në mënyrë që të bash ndjejë me të varfrit.Mendojmë se asnjëra nga këto nuk qëndron në objektivat e agjërimit.

Në aspektin fizik, mendojmë se agjërimi nuk ka të bëj me shëndet fizik, por është adhurim e jo simbolikë e tentim për të pasur shëndet më të mirë fizik.E dyta, sa i përket bashkndjenjës me të varfrit edhe kjo nuk qëndron, sepse besimtari që ka mundësi materiale për të ndihmuar, është i thirrur vazhdimisht të mbështesë shtresën e varfër dhe në nevojë.

Nuk mjafton aspak vetëm bash ndjenja me të uriturin. I urituri ka nevojë për ushqim, nda dhe duhet mbështetur me gjëra ushqimore.Në nga objektivat themelore që ka agjërimi është pra pastrimi shpirtërorë i vetvetes, shpirtit dhe ndjenjave që mund ta kenë dëmtuar personin në periudhën njëmbëdhjetë mujore.

#Foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

86 − 78 =