QYTETËRIM/ A po e humb Meka identitetin e qytetit të shenjtë? (Foto)

Qytetarët e Mekës mirëpresin miliona musafirë nga e gjithë bota, me nikoqirllëkun që rrallëkund gjindet.

Si qendra e besimit Islam, Meka mirëpret muslimanët për pelegrinazhin e Haxhit dhe Umres, dy rituale fetare që shënojnë një pikë tejet të rëndësishme për praktikuesit e Islamit.

Por haxhilerët nga mbarë bota janë duke u shqetësuar për ndërtesat e larta që po ngrihen në qytetin e shenjtë, me efekt  humbjen e trashëgimisë që ato sjellin në mënyrë të pashmangshme.

Trendi shqetësues vazhdon te rritet pavarësisht zotimeve nga autoritetet, të cilët thonë se janë “rrugës për të kufizuar ndërtimin e tyre”.

Ndërsa banorët shqetësohen se vendet më të shenjta të Islamit janë duke u zhdukur pas rrokaqiejve, dhe më shumë se 2.5 milion muslimanë nga mbarë bota vërshojnë në rrugët e ngushta të Mekës për pelegrinazh çdo vit.

Kulla e orës së Mbretit Abdulaziz e cila është pranë Xhamisë së Madhe, ka qenë pika qendrore e kritikës.

2010

“Ajo që na pengon është se dizajni i jashtëm nuk është tradicionalisht arabisht … Ajo që ata ndërtuan e bënë të duket si ndërtesë në Australi, ajo nuk jep një ndjenjë të arabëve dhe Mekës”, thotë Wafa Sobbet, 50 vjeç, e cila erdhi nga Sidneji për ne Haxh.

“Kjo kullë nuk respekton dinjitetin, shenjtërinë dhe kulturën e Qabesë … ajo ka shkatërruar një mal të tërë”, thotë ajo.

Muslims concerned as Mecca suffers from skyscrapers, loss of heritage

Ashtu si shumë qytete në botë, edhe Meka është transformuar gjatë dekadave të fundit; megjithatë, ky qytet nuk është si qytete të tjera në botë; është vendi më i shenjtë për muslimanët anembanë botës.

Me shfaqjen e ndërtesave të mëdha në afërsi të Qabesë, shumë njerëz po thonë se vendi i shenjtë po shndërrohet në një Las Vegas për pelegrinët.

Dhe projektet masive të ndërtimit nuk duken se kan në plan të ngadalësohen, pasi mbretëria saudite po shpenzon miliarda dollarë për të komercializuar Mekën në një qendër turistike fetare, moderne, por edhe ekstravagante. /tesheshi.com/ 

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

13 − = 6