Që të mos fajësojmë fenë. (2)

Islami si fe e Zotit e zbritur te Muhamedi a.s. nuk është ndërtuar mbi thashetheme dhe hamendje.

Islami është ndërtuar mbi vlerë të larta shpirtërore, edukative e morale. Hamendja dhe lajthitjet nuk janë mësime Islame, këto në vijim nuk i takojnë Islamit:

1. Kanë thënë dijetarët… (cilët dijetarë?)
2. Kanë thënë studiuesit… (cilët studiues?)
3. Kanë thënë mediat apo portalet..( cilat media e portale?)
4. Kanë thënë shkencëtarët.. ( cilët shkencëtarë?)
5. Kanë thënë burimet..( cilat burime?)
6. Kanë thënë shumica e dijetarëve.. ( cilët dijetarë dhe çka është dija?)
7. Kanë thënë aktivistët..( cilët janë ata aktivistë?)

E shumë gjëra tjera të kësaj natyre që disa synojnë të madhështojnë Islamin me hamendje duke mos cituar aspak burimin, emrin, lajmin e lajmëtarin si dhe duke mos cituar as edhe një emër të vetëm të studiuesve të shkencës.

Zoti ekziston dhe për këtë kanë folur shpalljet e tij dhe të Dërguarit.Njeriu kurdo që hulumton vetëm sa e saktëson atë që e ka thënë Zoti. Por jo me thashetheme e hamendje. Ai është i Vërtetë dhe e do të vërtetën e jo hamendjen.
VIJON

#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

+ 55 = 57