Qe 1400 vjet.!

Në periudhën më të errët të njerëzimit, Zoti i Madhërishëm dërgoj shpalljen e Tij të fundit të zgjedhurit të Tij Muhamedit a.s, Kuranin.

Ai gjatë tërë jetës së tij arriti që të kryej misionin e besuar nga Zoti, të kumtoj Fjalët e Krijuesit që thërrasin në paqe, besim, dashuri, adhurim, drejtësi e moral dhe punë e dije.Misioni i tij gjeneralë ka përfunduar me kumtimin e plotë të asaj që iu kërkua nga Zoti.Me kalimin e kohës filluan të devijojnë misionin shpirtëror e edukativ dhe moral të Kuranit e të Muhamedit a.s.Devijimi kryesor ndodhi pikërisht nga ata që thirren si mësues e njohës të mësimeve Hyjnore në Kuran dhe në traditën profetike.Sot edhe më tej duan të na bindin me diçka që nuk e kërkon Kurani;
– Të mendojmë siç menduan.
– Të vishemi siç ishin veshur më parë.
– Të jetojmë siç jetuan.
– Të luftojmë siç luftuan
– Të martohemi siç u martuan.
– Të flemë siç ata flinin.
– Të ecim siç ata ecnin.
– Të mallkojmë siç mallkuan.

Këto e gjëra tjera që e lodhin dhe e dhunon mendjen e shekullit 21. Një gjë e tillë sot nuk mund ndodh dhe është e pa pranueshme të mendojmë e jetojmë siç jetuan.Njerëzimi dhe jeta ka pësuar ndryshime rrënjësore dhe është e pa mundur jetesa sotme të ndërtohet mbi jetesën e vështirë e të rëndë të atyre kohërave.Njerëzimi gjithherë ka pasur njerëz të mirë, por ata ishin në kohën që jetuan e sot ne duhet të punojmë për kohën tonë e për veten, gjithherë duke ruajtur kontekstin gjeneralë të Kuranit për besim, punë, dije, adhurim e edukim.

#foltash

11112 ndarjePëlqejKomentoNdaj

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

39 − 37 =