Qabja do të marrë një Kiswa (mbules) të re në përkujtim të Ditës së Arafatit, dhe Kurban Bajramit

Pas namazeve të agimit të sabahut të Shtunën, ditën e nëntë të muajit islamik të Dhu el-Hixhxhes, Kiswa (mbulesa) e Qabes do të ndryshohet për të përkujtuar Ditën e Arafatit dhe fillimin e Bajramit, sipas lajmeve tek Agjencia Saudite e Shtypit (SPA).
Procesi i ndryshimit të Kiswa-së ndodh çdo vit në ditën e dytë të Haxhit nën mbikëqyrjen e Presidentit të Xhamisë së Shenjtë dhe Xhamisë së Profetit, Sheik Dr. Abdulrahman bin Abdulaziz Al-Sudais. Kiswa është bërë nga rreth 670 kilogramë fije të zeza mëndafshi të papërpunuara, 120 kilogram fije ari dhe 100 kilogram fije argjendi.
Vargje kuranore janë qepur mbi rrobën e zezë me fije të veshura me ar. Mbulesa e Qabes, ndërtesës në formë kubi për të cilën muslimanët besojnë se u ndërtua fillimisht nga Profeti Ibrahim dhe djali i tij Ismail, në qendër të Mekës al-Masjid al-Haram (Xhamia e Madhe). Myslimanët përballen me kiblen ose drejtimin e Qabesë, e cila konsiderohet si “shtëpia e Zotit”, kur kryhen lutje kudo në botë.
Këtë vit, 160 artizanë dhe teknikë do ta heqin leckën dhe do ta dorëzojnë atë në Kompleksin e Mbretit Abdulaziz për Prodhimin e Kiswas në Mekë, ku fijet prej ari dhe argjendi janë hequr nga mbulesa e vjetër, njoftoi SPA. Kiswa u përdor për herë të parë kur mbreti i jemenit i shekullit të katërt ‘Tubba’ udhëzoi krerët e fisit Jurhum që të ruanin pastrimin e tij dhe të bënin një derë dhe një çelës për të,” sipas historianit të shekullit të nëntë Muhamed ibn ‘Abd Allah al- Azraqi. Që atëherë ajo është bërë tipari më i dallueshëm i Qabesë.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

+ 30 = 40