PRITJE DHE ANKTH!

Tash e njëzetë e dy vite, familjarët e të pagjeturve nuk kanë asnjë përgjigje për më të dashurit e tyre, për 1641 të zhdukur të pafajshëm.

Të pagjeturit e luftës së fundit janë plaga më e rëndë për të cilën duhet të kërkojmë angazhim më të madh vendor dhe ndërkombëtar. Vuajtjen e përjetojmë edhe ne, por më shumë familjet e tyre.

Ata meritojnë dinjitet sepse duhet të dinë ku gjinden fëmijët, motrat e vëllezërit, nënat dhe baballarët, burrat dhe gratë e tyre.

Fati i tyre nuk dihet, sepse shteti serb e mban te fshehtë të kaluarën e vet kriminale. Zbardhjen e fatit të tyre e kemi obligim secili nga ne e Serbia duhet të respektoj të drejtën ndërkombëtare dhe Konventën e Gjenevës të vitit 1949.

#FOLTASH

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

− 1 = 1