Predikimi tallava

Foltoret në përgjithësi që përmbajnë fjalime kontraverse pa kurrfar kuptimi pa hyrje dhe pa mes dhe pa mbarim gjithëherë janë më populiste. Të folurit pa koncept dhe predikimi pa përgaditje paraprake nganjëherë shkrep shkëndija dhe ato shkëndija i kaplojnë disa njerëz tallava dhe pastaj përkrahja është tallava pastaj edhe shoqëria është tallava. Predikuesi duhet të para përgaditet për paraqitjen e tij publike para masës së caktuar ku ai iu drejtohet e sidomos kur ato fjalime tallava plasohen nëpër mjetet sociale. Tallava në muzikë tallava në politikë tallava në predikimet fetare. Duhet që të zgjohemi nga gjumi tallavanë ta lëmë në veten tonë jo të iu bëjmë thirrje edhe të tjerëve në tallava. Predikuesi fetarë duhet të ketë kujdes të madh gjatë fjalimit të tij nuk ia vlen tallava të spjegohet para xhematit. Sa bëhemi historian sa bëhemi ekonomist sa bëhemi astronaut sa bëhemi linguist sa bëhemi ekspert të teknologjisë së avancuar. Në rastëse na shiqon eksperti i fushës së caktuar duke predikuar në fushën e tij, ne dalim tallava para tij dhe ai qesh e përqesh tallava me ne.

Autor: Muhamed Fazliu

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

64 − = 58