…Pra largohuni nga ndyrësitë e idhujve dhe largohuni fjalës shpifëse

Ndyrësinë e idhujve ne po e shohim në jetën tonë të përditshme, prandaj edhe na tha “Largohuni” dhe na tha “ ndyrësitë”, pasi idhujt si trupa në vete, nuk ka mundësi t’i largojmë, kështu ndokush e shenjtëron zjarrin, ndokush tjetër e shenjtëron diellin, e ne nuk mund të largojmë zjarrin apo diellin, po ashtu statujat e personaliteteve të njohur nga historia, i hasim në rrugët tona dhe çdo ditë kalojmë pranë tyre, shumica prej tyre janë monumente që kanë vlera të veçanta artistike, andaj konsiderojmë se është papjekuri e thirrjes, shkatërrimi i tyre. Kështu pra ndyrësia e të gjitha këtyre është shenjtërimi i tyre.


Gjithashtu lexojmë fjalën e të Plotfuqishmit: << (përkujto) Kur Ibrahimi tha: “Zoti im! bene këtë qytet të sigurt dhe më mbro mua e bijtë e mi nga adhurimi i idhujve (statuja gurësh).(Ibrahim 35)
Ibrahimi pra i është lutur Allahut që ta largojë nga adhurimi i idhujve, e populli i tij i ishte përgjigjur (duke thënë): Atëherë ata thanë: “Digjeni atë (Ibrahimin) dhe ndihmoni zotat tuaj, nëse doni t’u ndihmoni!” (al- Enbija’68), e sa u përket femohuesve Kurejsh, për ta i Lartë madhërishmi tha: << E kur të shohin ty ata që nuk besuan, nuk të marrin ndryshe vetëm se në tallje (duke thënë): “A ky është ai që përgojon zotët tuaj!”
E ata përmendjen e Mëshiruesit (Rrahman) e mohojnë. (al- Enbija’36)>>. Gjëja që më së shumti e ka shkatërruar kulturën tonë është se ne po e ndjekim shembullin e popullit të Ibrahimit dhe të femohuesve Kurejsh. Ne po i shenjtërojmë personalitet dhe simbolet, të cilët po i shndërrojmë në idhuj që po i adhurojmë, duke harruar se nuk ka diçka të shenjtë përveç shenjtërisë së Allahut.
Me këtë nuk kam për qëllim të përkrah abuzimin e dikujt, apo akuzimin arbitrar, mirëpo mbi të gjitha është kritika, andaj kur kritikohet Shafi’iu apo Ibni Tejmije, a Gazaliu, nuk i kam kritikuar ata si personalitete, por si mendim dhe metodologji. Andaj neve nuk na mbetet vetëm se t’i kthehemi të kaluarës sonë me çdo gjë të ligë dhe të çmuar që përmbajnë, si dhe të përballemi me faktet pa kurrfarë paragjykimi apo nervoze, duke ditur çdoherë se edhe të parët tanë ishin njerëz si të tjerët, që kur i marrim parasysh rrethanat në të cilën janë gjendur, kanë mundur t’ia kenë qëlluar, por edhe kanë gabuar. Kështu pra nuk guxojmë që kritikën ndaj tyre ta marrim si diç personale, pa marrë parasysh se si ishin ata apo kush ishin, ashtu siç pasardhësit tanë, pa kurrfarë shenjtërimi, do të kthehen tek mendimet tona për t’i kritikuar ato.

Nëpër botë po ndodhin lloj-lloj vesesh, por t’ia veshësh islamit atë që ne po veprojmë, kjo është fatkeqësia më e madhe. Nëse Allahu e ka përmbyllë vargun e shpalljeve me shpalljen e zbritur mbi Muhamedin, dhe atë duke potencuar se është synuar mirëqenia e njerëzimit andaj është shpallur: Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe. E kush detyrohet nga uria (të hajë nga të ndaluarat), duke mos anuar dhe duke mos patur qëllim mëkatin, All-llahu falë shumë dhe është mëshirues. (al-Maide 3), ndërsa ne si pasues të kësaj shpallje, në siujdhesën arabe, jemi ndalur tek shekulli i 7 duke refuzuar që të lëvizim qoftë edhe një hap para, derisa Allahu e kishte dërguar Isain a.s. rreth 1300 vite pas Musait, ndërsa pas rreth 620 viteve nga Isai, e kishte dërguar Muhamedin a.s., duke bërë kështu një lidhje kronologjike nga një shpallje në tjetrën, deri në përmbylljen e saj me shpalljen e zbritur mbi Muhamedin a.s. kështu për ne ka lënë linja për të cilat pajtohen të gjithë popujt e botës, për çka edhe kjo shpallje është globale dhe për çdo kohë, që kur e lexojmë atë është i përshtatshëm me nivelin e njohurive ekzistuese në çdo shekull.

Sot kur njerëzimi është ngritur, veçanërisht në 5 vitet e fundit kur kemi një shpërthim të njohurive e teknologjisë, është e domosdoshme të bashkëngjitkemi edhe ne me këtë përparim, mirëpo kjo nuk arrihet ndryshe vetëm nëse ne ndalojmë shenjtërimin e personave të caktuara, apo teksteve të librave të fikhut apo tefsirit e sires, si dhe gjithë kësaj trashëgimie që posedojmë, e të hapim derën për lirinë e shprehjes, pasi që është e ditur se mirëqenia fetare nuk arrihet ndryshe vetëm përmes lirisë së shprehjes për çdonjërin, pas tërë kësaj përulje që ia kanë bërë udhëheqësit e mbajtësit e rendit. Në fakt nëse feja nuk u reziston kritikave, nuk është për tu pasuar.

I Lartë madhërishmi thotë: Sikur të dëshironte Zoti yt, do t’i bënte njerëzit të një feje (por nuk dëshiroi, ai e di pse). Ata vazhdimisht janë në kundërshtime (mes vete), (Hud 118) duke e lënë kështu Allahu si rregull të krijesave të Tij, vazhdimësinë e kundërshtimit ndërmjet vete, edhe nga vet gjendja në tokë e vërejmë këtë mospajtim. Nuk mund të gjesh në botë pasues të diçka je që tejkalon shifrat prej 25 % të numrit të përgjithshëm të banorëve të tokës. Mirëpo neve “muslimanëve” na ka bërë për vete hadithi “ shtyllat e islamit”, duke konsideruar kështu që si pasues të Muhamedit a.s. ne jemi trashëgimtarë të Xhenetit, kurse ata që na kundërshtojnë do të jenë në zjarrë, në anën tjetër sipas shpalljes së zbritur Musliman janë të gjithë ata që e besuan Allahun nja dhe punuan punë të mira: E kush ka fjalën më të mirë prej atij që thërret te All-llahu, vepron (punë) të mira dhe thotë: “Unë jam prej muslimanëve?” (Fussilet 33) kështu ata që besuan Musain janë Musliman Hebrej, ata që besuan Isain a.s. janë Musliman ( të Krishter).

Allahu i Lartësuar pra e ka vërtetuar se çdonjëri është i lirë në zgjedhjen e besimit të tij, ndërsa gjykimin për këtë e ka bërë të drejtë të Tij ekskluzive Është e sigurt se All-llahu do të bëjë dallimin (do të gjykojë) në ditën e kiametit në mes atyre që ishin besimtarë (myslimanë) dhe të atyre që ishin jehudi, sabejë, të krishterë, zjarrputistë, idhujtarë. All-llahu di dhe vështron çdo gjë. (Haxh 17) dhe për 1400 vite hoxhallarët ne mimber thërrasin muslimanët e muslimanet, besimtarët e besimtarët që ta kuptojnë se islami ka 5 shtylla ndërsa imani nënkupton të besosh Allahun, të besosh melaiket e të dërguarit, andaj për këtë edhe falemi 5 herë në ditë, agjërojmë ramazanin, dhe nëse kështu e besojmë Allahun, do të shkojmë në xhenet, meqë edhe vijmë nga prindërve pasues të Muhamedit a.s., pa marrë parasysh se cila është sjellja jonë, cilat janë veprat tona .

Autor :
MUHAMED SHAHROUR

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

+ 12 = 14