Po të mos isha si duhet të bëhem mysliman?

Ndoshta për shumë kend vetëm titulli i këtij shkrimi do të ishte përgjigje e duhur në atë se cfarë do të bëhej poqese një njeri nuk është i besimit Islam dhe ka synim të mësoj mbi Islamin dhe eventualisht t’i bashkohet fesë Islame.
Konsiderojmë që kjo është një temë shumë e rëndësishme që duhet shtjelluar në konferenca, seminare dhe hulumtime të kësaj tematike apo kësaj pyetje.
Disa shumë shpejt do të japin përgjigje në këtë, e ajo është; thuaje shehadetin dhe bëhesh mysliman, por cfarë më pas cilat janë kërkesat që duhet zbatuar më tutje?
Dhe këtu personi i tillë do të bjen në një dilemë të thellë se nga kush të marrë mësimet për të ecur tutje. Nga cili fraksion, cila ideologji, cili mësues i fesë, cili medh-heb, cili model dhe i cilit shtet e kështu me radhë. Të bëhet mysliman nga cili fraksion që përfaqësohet nga studiues të fesë. Të pranoj një opcion e t’u shmanget tjerëve, nuk do të llogaritet besimtarë i denjë dhe anasjelltas. Dilemë bukur e madhe! Nga cilido të mësoj do të ndahet i paknaqur tjetri, nga cili do transmetim do të gjen transmetime, mendime dhe qëndrime të lëvizjeve fetare Islame të kundërta plotësisht njëra me tjetrën.
Kjo ndodh sepse ideologjitë, lëvizjet e fraksionet kanë thëniet e tyre, mendimet dhe qëndrimet e ndryshme dhe shumë më të ndryshme se njëra dhe tjetra.
Kurse Kurani është Fjalë e Zotit, i pandryshueshëm dhe i ruajtur nga Zoti. Poashtu praktika profetike e Muhamedit a.s është vet rruga që e mësoj nga Kurani. Këtu pra e gjen qëndrueshmërinë dhe të pa ndryshuarën.

foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

3 + 1 =