Po festojmë të kaluarën edhe të ardhmen!

Ditët po kalojnë por edhe vitet dhe jeta. Secili ka të kaluarën e vet me kujtime të mira por edhe sprovë të vështira.Ne po jetojmë dhe kremtojmë çdo gjë të mirë të së shkuarës, por krahas kësaj ne duhet të festojmë për të ardhmen, të ardhmen që e ndërtuan më parë e që po e ruajmë sot, por po mbjellim të mirën për të festuar nesër.

Është shtëpia, dhoma dhe oxhaku të dashura për ne, poezitë e muzika për njerëzit që punuan atëherë për ne sot. Në kujtesën tonë dhe dashurinë janë duart e djersitura dhe të lodhura të punëtorit që u rrudhën për të siguruar të ardhmen për ne.

E kaluara jonë janë kujtimet e nënave tona që me mund na rritën dhe na arsimuan e edukuan. Kujtimet për baballarët që sakrifikuan jetët e tyre për të festuar të ardhmen.Ndaj edhe ne po lodhemi e duhet të përpiqemi që pas nesh të kujtojnë të kaluarën por edhe të festojnë për të ardhmen

.#FOLTASH

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

42 + = 44