Po bindjeve dhe besimit, e jo ideologjive

 Problemi i terroristëve është se kanë krijuar bindjen se duhet të mbrohet Zoti nga njerëzit. Ndërsa po harrojnë se Zoti kërkon njerëz të cilët punojnë të mbrohen njerëzit. Burimi i ISIS-it është ideologjia e lëvizjeve dhe fraksioneve e cila prodhoi dhunën dhe mbytjen e njerëzve. Islami nuk bie ndesh me natyrshmërinë e njeriut. Zoti e krijoi njeriun dhe i garantoj të drejtën e jetesës dhe besimit. Muslimanët jo-arab nuk mund të mbesin peng i mospajtimeve të dijetarëve arab rreth çështjes së deves dhe “hyrive” se kujt i takojnë. Muslimanët jo-arab asnjëherë në të kaluarën nuk kanë shkaktuar tollovi fetare, kudo që kanë jetuar kanë ndërtuar shoqëritë e veta si dhe kanë qenë të mirëpritur në çdo shoqëri jomuslimane.

Andaj, është e papranueshme që disa individë të paguar mirë të joshin të rinjtë drejt ideologjisë së dështuar e cila do të sillte probleme për muslimanët jo-arab. Arabia Saudite, nuk është mbretëri e muslimanëve jo-arab e as Katari principatë e jo-arabëve musliman. Shqiptarët e besimit Islam e duan fenë dhe respektojnë bindjet e tjerëve, por nuk i pranojnë ideologjitë e errëta dhe ligjëratat e natës. Çdo heshtje e mëtejshme na shpie në rrugë të gabuar dhe cenon të ardhmen tonë.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

3 + 3 =