Përzierja e shprehjeve: “Fjalë, shprehje, thënie dhe shqiptim

Tema të cilin po e ofrojmë para jush nuk ka të bëj me aspektin e shtjellimit krejtësisht gjuhësorë të këtye fjalëve, por për synim kemi qartësimin e këtyre thënieve në kontekstin e shpjegimit fetar Islam. Duam që të qartësojmë se këto terme që nganjëherë i përdorim gabimisht në një kontekst të tërë.
Kur flasim për Kuranin, definicioni i tij është në gjuhën arabe; “kelamullah” e që i bie Fjalë e Zotit, e zbritur te Muhamedi a.s.. Kjo Fjalë e Krijuesit është e pa fillim dhe pa mbarim, dhe nuk mund themi se është e çpikur, edhe pse ka diskutim midis dijetarëve të fushave përkatëse.
Fjala e Zotit si e tillë, është e ruajtur, e garantuar sepse është Fjalë e Krijuesit.
Këto Fjalë në Kuran ndahen në citate dhe kaptina, kurse besimi i tërë Fjalës të bën besimtarë në Kuran e mohimi nuk të bën pjesëtarë të besimit në Kuran. Gjithashtu në Kuran në kuadër të termit Fjalë, Zoti në Kuran e cilëson edhe thënie dhe shprehje, kurse shqiptimin e këtyre e bën Muhamedi a.s.
Thënie quhen atë që e ka cituar Muhamedi a.s apo që në terminologjinë Islame quhen Hadith. Hadithi nuk është ajet, citat apo Fjalë e Zotit. Është thënie e njeriut, pra e pejgamberit. Kurse thënie i quajmë cdo shprehje të njerëzve por thëniet e tyre nuk arrijnë gradën e Fjalës që është Kurani.
Kurani është edhe fjalë, edhe thënie dhe shprehje kurse shqiptim i bëjnë njerëzit.
Njerëzit në përditshmërinë e tyre kanë edhe thënie, shprehje dhe shqiptime, por të gjitha këto nuk janë në rangun e Fjalës që është Kurani, Vepër e Zotit, jo e njeriut.
Këtu ne duhet të bëjmë sot dallimin e termeve në konceptin Islam, të saktë në mënyrë që të mos keqkuptohet feja. Shtjellimi i termeve është më se i rëndësishëm, thuajse primarë për atë që synon të shqiptoj mendimin e saktë fetar Islam.
Ne mund të shohim dhe marrim mësim nga 2 shprehe në Kuran, që edhe dy kaptina mbajnë atë emër, e që është kaptina Muzzemmil dhe Muddethir. Muzzemmil është personi me rroba të veshura natën kurse muddethir është personi me rroba të veshura ditën. Pra në gjuhën arabe është me rëndësi të madhe shpjegimi i qartë i termeve Kuranore, sepse secila ka një kuptim dhe domethënie ndryshe nga tjetra.

foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

− 1 = 2