Përse vendet islame janë të prapambetura kurse të tjerët kanë përparuar?!

Është e dhimbshme kur shohim vendet islame përgjatë lindjes së mesme, se si kanë mbetur të prapambetura dhe skajshmërisht injorante. Shoqëritë myslimane në vendet e orientit karakterizohen me një dekadencë të pa parë. Qytet si Bagdadi, Damasku, por edhe Meka e Medina kanë qenë më të qytetëruara para 1 000 vjetëve, se që janë tani. Përderisa bota moderne ka shkuar në hapësirë që në shekullin e kaluar, gruaja nga shoqëritë myslimane nuk ka të drejt të shkoj vetëm as deri në dyqan për të blerë bukë.

Shoqëria e qytetëruar perëndimore mëtojnë që gjatë këtij qindvjeçari të kolonizojnë planetët si Marsi, kurse myslimanët e orientit akoma banojnë në shpella, dhe mjet primar transportues i kanë devet. Mirëpo e tëra kjo nuk ka ndodhur për shkak të islamit, ngaqë kur është mësuar islami burimor tradicional, myslimanët kanë avancuar në shkencë dhe filozofi. Si të tillë, qytetërimi islam ka ndihmuar edhe rilindjen në Evropë.

Arsyeja e gjithë kësaj dekadence dhe prapambeturi është ideologjia vehabiste. Të ashtuquajturit hoxhallarë të dëgjueshëm të oborreve mbretërore, kanë shndërruar besimtarët në injorant, pasues të ideologjisë, ku politikës brutale i është mundësuar ta nënshtroj masën mendërisht. Mbretërit dhe oligarkët, qëllimisht i kanë bërë popujt e tyre injorant, duke ua kufizuar çdo burim diturie. Është bërë haram dituria dhe shkenca, jo se ato bien ndesh me Kuranin dhe se mohojnë Zotin, por se ua rrezikojnë fronet pushtetarëve zullumqarë. Duhet ta dimë se dituria dhe shkenca janë gjërat më fisnike në islam. Dituria dhe shkenca janë të ndaluara dhe haram vetëm sipas vehabizmit, i cili do shoqëri delesh, e jo intelektualësh.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

84 + = 86