Përse ra “Kalifati” në Siri, kur pretendonte se ishte në të vërtetën?!

Atë që në Siri filloi si rezistencë qytetare më 2011, terroristët u përkujdesen që shumë shpejt ta eskalonin në një luftë të tmershme, e cila do të shënohet në histori për krimet më makabre që janë kryer gjatë shekullit XXI. Shteti i ashtuquajtur islam i Irakut dhe Sirisë, të cilin terroristët e pagëzuan si kalifat, mashtroi shumë të rinj naiv që ti bashkangjiteshin një kauze të paqenë. Per vite me radhë terroristët dhe kalifati i terrorit vranë e masakruan me mijëra njerëz, kurse miliona të tjerë përfunduan si refugjat anë e kënd botës. Kalifati pretendonte se përfaqësonte vullnetin e Zotit në tokë, dhe nga kjo pikënisje, kalifati i terrorit eliminoi dhe shkatërroi çdo gjë dhe çdo kë që nuk përkrahte ideologjinë e tyre të sëmurë. Megjithëse humbjet dhe shkatërrimi i jetës së njerëzve janë dëme kolosale dhe të parikuperueshme, është mirë të dëgjohet se tani kalifati i terrorit është shpartalluar nga Iraku dhe Siria, që dikur i kishte nën okupim, e që i quante si shteti islamik ISIS.

Si bë që ata që e quanin veten përfaqësues të Zotit në tokë, të humbasin plotësisht! Si u bë që të rrënohet kalifati që thirrej në emër të Zotit! Si u bë që halifja të struket shpellave të shkretëtirave! Si kanë menduar tru-shpëlarët se mund të triumfoj kalifati i një ideologjie vrastare, e ngritur mbi gjakun e të pafajshmëve dhe vuajtet e popujve! Si menduan se do triumfonte kalifati që terrorizoi popuj, që torturoi, dhunoi, vrau e masakroi! Vërtet u poshtëruan ata që u munduan t’i nënshtrojnë të tjerët. Të thuash se je në të vërtetën dhe të jesh në të vërtetën, jane gjëra të ndryshme. Terroristët manipuluan njerëzit përmes fesë. Por duhet ta dijmë se terroristët nuk kanë fe, ata janë të pafe. Terroristët dhe kalifati i tyre vetëm janë strukur prapa Islamit sepse ata nuk kanë të bëjnë me islamin. Feja nuk mëson dhe nuk thërret në dhunë, vrasje, plaçkitje e dhunime, këtë e bëjnë ideologjitë shpellare që iu pengon çdo gjë civilizuese. Për këtë FOLTASH ka ngritur zërin vazhdimisht, që shqiptaria mos të bjerë pre e terroristëve dhe manipulantëve të paskrupullt. FOLTASH tash ka tërhequr vërejtjen në të kaluarën pë rrezikun e ekstremizmit dhe do vazhdojmë ta mbrojmë vendin, kombin e popullin kundër terroristëve që duan të na zhbëjnë si shtet dhe komb.
/foltash/

Postime te ngjajshme