Përse nuk tregojnë që kur dalim para Zotit, Ai është i mëshirshëm dhe falës?

Nëse tregohen e shpjegohen gjëra, tregime e rrëfime të pa mbështetura në Kuran, por vetëm duke filluar me: ka qenë një kohë, kanë thënë, thuhet e është thënë, atëherë gjërave të këtilla që pasqyrohen si fe dhe si Islam, lirisht mund të ngrehim lart pikëpyetjen. E përse ne të besojmë diçka që është e bazuar në rrëfime, tregime dhe gojëdhëna të moçme. Para se të hapim gojën është mirë të hapim mendjen…! Mendjet e hapura nuk e pranojnë çfarëdo që u flitet dhe u ofrohet në emër të kinse Zotit.
Ja pra:
Përse nuk na flasin për shpërblimin pas vdekjes?
Përse nuk na flasin për ditën më të bukur të takimit me Zotin?
Përse nuk tregojnë që kur dalim para Zotit, Ai është i mëshirshëm dhe falës?
Përse sjellin vetëm thënie që flasim për ndëshkimin në varr?
Përse ne mendojmë që Zoti do të na dënoj?
Përse na frikësojnë me vdekjen? Përse nuk tregojnë për gjendjen e mirë të njerëzve të mirë në botën tjetër?
Zoti nuk është i këtillë, Ai nuk është i frikshëm, Ai është falës, i butë e i urtë. Njerëzit kanë nevojë të duan Zotin dhe të respektojnë Atë nga bindja, besimi dhe respekti ndaj Tij, e jo nga frika e zjarrit e ndëshkimit dhe e tmerrit. Jeta dhe vdekja janë realitet, akte të drejtësisë së Krijuesit, nuk janë frikë e as tmerr, por janë elemente normale. Zoti nuk besohet e as nuk duhet për hirë të ashtuquajturave HYRI, e as për hirë të lumit me alkool në botën tjetër, por Ai besohet dhe duhet sepse është i mëshirshëm, shpërblen dhe i jep robit të mbarën e të mirën në këtë dhe botën tjetër.. .
“Ki mendjen të mos e ndotësh gjuhën tënde me atë të ideologjive.” Para se të hapim gojën është mirë të hapim mendjen…!

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

56 + = 59